Close Menu
    Të fundit

    Fakte interesante dhe të çuditshme për fundjavën

    August 1, 2025

    Libra që ia vlen të lexosh gjatë fundjavës

    August 1, 2025

    Tendencat e marketingut dixhital për vitin 2025

    August 1, 2025

    Ushqimet që rrisin energjinë dhe fokusin natyrshëm

    August 1, 2025

    Si kultura pop po ndikojnë identitetin e të rinjve sot

    August 1, 2025

    🌍 Pse të rinjtë po largohen nga vendet e tyre?

    August 1, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Lifestyle»Takimi që zgjati një jetë: Një histori nga Rrësheni i vitit 1990
    Lifestyle

    Takimi që zgjati një jetë: Një histori nga Rrësheni i vitit 1990

    June 9, 20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Rrefenje nga Estela Ruka.


    Ishte viti 1990, Rrëshen – Mirdite. (Pak kohe pasi presidenti Alia ishte kthyer nga një vizitë në SHBA.)


    … Troket dera e shtëpisë. Hap derën dhe përballe më del nje burre, qe menjehere hedh dy hapa pas, si per të thënë: “Nuk dua t’ju shqetësoj”

    FaberMedia

    Habitem. Me shpejtesine e erës, e njoh fytyrën e tij. Ishte një nga “kalecat”, siç quheshin atëhere punonjësit e Deges së Punëve të Brendshme. Emrin nuk ia dija, as e mesova ndonjehere.


    “Mirdita,” – më pershëndet me zë të ulët. – Doja të flisja me mësuese Klelian.


    “Nuk eshte ne shtepi per momentin,” – i them.


    “S’ka problem,” – pergjigjet ai. – “Vetëm t’i thuash te paraqitet ne Degën e Brendshme te hënën në orën 8 të mëngjesit.”


    Fytyra e tij nuk shfaqte asnje lloj egersie, perkundrazi, dukej sikur perpiqej te mos më trembte. Një sjellje e pazakonte per kohën.

    “Pa tjetër qe do ia percjell mesazhin,” – i them.


    “Ditën e mire,” – më thotë dhe largohet.


    Mbyll deren dhe filloj te endem neper korridor, duke menduar pse e kërkonin mamanë në Degën e Brendshme. Në mendje më silleshin fjalët e atij burri – nuk ishin kercënuese, por thjesht si një porosi. Po pse vallë? Çfarë kishte bërë mamaja që e kërkonin?


    Aso kohe, mbaj mend, se nuk na pelgente te kalonim para asaj ndërtese. Edhe punonjësve të saj u shmangeshim sa mundeshim… Mezi prita te vinte mamaja. E trembur, i thashe qe e kishin thirrur te hënën ne Degë. Por i shtova se personi qe e lajmeroi ishte i kujdesshem ne menyren si foli. Erdhi edhe babi nga puna, dhe i tregova të njëjtën gjë.


    “Po çfare të jetë vallë?” — i tha babi mamit. – “Mos ke rrahur ndonjë nxënës?”


    “E more edhe ti!” – ia ktheu mamaja. – “Unë nuk prek femijët e mi me dore, jo me te botes.”

    “Po he pra, pse të kanë thirrur?” – nguli këmbë babi.


    Mamaja ngriti supet dhe u mendua. Ishte e shtunë atë ditë.


    “Kush pret deri te hënën per të mësuar pse të kërkojnë?” – tha babi.


    “Eh, po ja, do vijë e hëna.” — ia ktheu mamaja. – “Do shkojmë e do shohim.”


    “Do shkojme, the?” – e ngacmoi babi. – “Jo moj shoge, do shkosh vetë, se mua s’më ka thirrur njeri.”


    Aty më erdhi per te qeshur, por e mbajta veten. Të henën, mamaja u ngrit herët, piu kafen dhe u nis.
    Tek dera e Degës e priti vetë kryetari i saj:


    “Mirëmëngjes, mesuese Klelia. Urdhëroni brenda.”
    Deri aty, çdo gjë i ishte dukur normale dhe me respekt. Me pas, u ulen perballe ne zyre.


    “Si jeni, si po ju ecën puna? Femijet mire?” – pyeti kryetari.

    “Mire, faleminderit,” – u pergjigi mamaja, me padurim për te mesuar arsyen e takimit.


    “Zonje,” – vazhdoi ai, – “ditën e shtunë një punonjës ju lajmeroi që te paraqiteshit. Po ju them direkt: Ju keni babain ne Amerike, apo jo?”


    Mamaja, e njohur per qetesine e saj, iu pergjigi menjeherë:
    “Nuk e di ku eshtë babai im. Di vetëm qe më ka lënë dy vjeç dhe më ka rritur nëna ime e vetme.”


    “Po, i dimë keto,” – tha kryetari. – “Por babai juaj kerkon t’ju takoje. Na sillni leternjoftimin qe te pergatisim pasaporten e udhetimit. Te premten, do shkoni në Postën Qendrore në orën 4. Do kërkoni Romen dhe do lidheni me babain tuaj. Ka ardhur nga Amerika ne Romë, sepse do t’ju takojë.”


    Mamaja mbeti pa fjalë. Falënderoi kryetarin dhe doli e hutuar. Gjate rruges per ne shtepi, fjalet e tij i kumbojnë në mendje si nje ëndërr. U ul në cep të divanit, kerkoi një gotë uje… dhe unë, mezi prisja ta degjoja.

    Te premten, te dyja shkuam ne Tirane, ne Postën Qendrore. Ne orën 4, kerkuam lidhje me Romën.
    Ishte hera e pare qe e shihja mamane te dridhej. Kur degjoi zerin e te atit qe nuk e kishte degjuar kurre, i
    ra te fiket… Edhe une fola me gjyshin. I thashe se per te me kishte folur shpesh giyshja.
    Pas disa ditesh, pasaporta ishte gati. Viza italiane ishte ne rregull, sepse emrat e familjes ishin regjistruar me herët. Ne ate udhetim shkuan mamaja, giyshja dhe djali i dajes, qe ishte vetem 10 vjeç. Ne vitin 1990, mamaja ime ishte 52 vjeç. U deshën plot 50 jete pritje, qe te takonte per here te pare – dhe te fundit – babain qe nuk e kishte njohur kurre.


    Gjyshi nderroi jete ne vitin 1991. Vuante nga Parkinsoni. Ne lagjen Queens te Nju Jorkut, kishte lene nje amanet:


    “Kushdo nga familja ime qe vjen i pari, t’i dhuroni kete pikture. Eshte vajza ime ne fotografine e
    maturës.”

    Piktura, e realizuar ne vitin 1960, u dhurua vellait tim kur shkoi në Amerike në vitin 1993.
    Sot, unë e ruaj atë pikturë. Eshtë i vetmi amanet i giyshit qe takoi vajzën e tij vetëm një herë ne jetë por qe nuk e harroi kurre.

    Nga: Pirusti News

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleLotina publikon Mozzikun derisa bën veprimin e pahijshëm
    Next Article Sara Hoxha dhe Erik Fullani në një romancë? Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit

    Të ngjashme

    Fakte interesante dhe të çuditshme për fundjavën

    August 1, 2025

    Libra që ia vlen të lexosh gjatë fundjavës

    August 1, 2025

    Ushqimet që rrisin energjinë dhe fokusin natyrshëm

    August 1, 2025

    Si kultura pop po ndikojnë identitetin e të rinjve sot

    August 1, 2025

    Lëvizja çdo ditë: Jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen

    August 1, 2025

    E ardhmja e realitetit virtual në edukim dhe trajnime

    August 1, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Fakte interesante dhe të çuditshme për fundjavën

    August 1, 2025

    Libra që ia vlen të lexosh gjatë fundjavës

    August 1, 2025

    Tendencat e marketingut dixhital për vitin 2025

    August 1, 2025

    Ushqimet që rrisin energjinë dhe fokusin natyrshëm

    August 1, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.