Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pse duhet t’i buzëqeshni qenit tuaj?Ja çfarë thonë studimet

    April 28, 2026

    A ndikon stresi në jetën seksuale? Ja çfarë ndodh me trupin dhe dëshirën

    April 28, 2026

    Forbes publikon listën: Kush janë 5 njerëzit më të pasur në botë në 2026

    April 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Disa sekrete që fëmijët ta duan shkollën

    Happy classmates raising hands at lesson
    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Shkolla është një vend ku mësohet dhe ku fëmija rritet.

    Që nga klasa e parë e deri te provimet e maturës është një rrugë shumë e gjatë për fëmijën tuaj. Edhe pse nuk është e nevojshme të shtoni dozën e tensionit mbi shkollën, është thelbësore t’i jepni të gjithë rëndësinë këtij vendi: në shkollë fëmijët kënaqen duke mësuar, qëndrojnë me të tjerët, kuptojnë se çfarë rruge do të ndjekin në të ardhmen…

    Për ta bërë këtë gjë, është e rëndësishme t’i jepni vlerë shkollës dhe të mos i transmetoni fëmijëve shqetësimet që lidhen me mësimet. Po ju propozojmë disa sekrete në mënyrë që fëmijët tuaj të shkojnë me qejf në shkollë…

    Bashkë me shokët, fëmija do të zhvillojë inteligjencën e tij emotive dhe relacionale (marrëdhëniet me të tjerët), duke mësuar të zhvillohet me ta. Për shembull: të mësojë të ndërhyjë në bisedë në mënyrë korrekte, pra të fillojë të flasë pa ndërprerë mësuesen apo shokët, është një gjë e rëndësishme, të cilën prindërit shpesh e harrojnë. Edhe nëse fëmija e di përgjigjen, duhet të mësojë të gjejë vendin e tij në klasë dhe të përmbahet. Veç të tjerash, të krijojë shoqëri në shkollë është thelbësore në mënyrë që fëmija të ndihet mirë dhe të ketë dëshirë të shkojë çdo ditë në shkollë.

    Nëse është e mundur, ofrojini fëmijës mbështetjen tuaj dhe ftoni në shtëpi për të luajtur shokun e tij të bankës. Inkurajoni fëmijën të thellojë miqësinë me të, pasi do të kalojnë vitet e shkollës së bashku.

    Në rastet e konfliktit apo të problemeve me mësuesen, disa prindër kanë bindjen se përgjegjëse për këtë situatë është mësuesja, para se ta dëgjojnë atë. Nëse ka një problem serioz, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni me fëmijën dhe të mundoheni të kuptoni se çfarë del nga ky bashkëbisedim, e më pas dëgjoni se çfarë ka për të thënë mësuesja mbi sjelljen e fëmijës. Por shpesh, kur fëmija vuan, prindërit akuzojnë mësuesen, duke bërë në këtë mënyrë që edhe fëmija ta fajësojë atë e të mos kuptojë se ku qëndron problemi.

    Përveç rasteve ekstreme, nuk është e udhës t’i ndryshoni shkollën fëmijës vetëm për një problem të vogël. Disa prindër mendojnë se duhet t’i ndryshojnë shkollën, nëse mësuesja nuk është maksimumi i asaj që ata shpresojnë, por në jetë nuk do të ketë gjithmonë marrëdhënie ideale. Ja sepse është e nevojshme t’i bëni vetes këto pyetje: Çfarë duhet bërë në rastet e konfliktit? Cilat janë mundësitë tona?

    Çdo ditë, në studiot e psikologëve të ndryshëm, vërehen të hyjnë e të dalin shumë nxënës të stresuar për të ardhmen e tyre. Prindër, mos harroni se një fëmijë që shkon në parashkollor, nuk e ka filluar ende klasën e parë. Bëhet fjalë vetëm për një kontakt fillestar me shkollën, deri sa fëmija të gjejë vendin e vet. Kur vjen në shtëpi me një notë jo të mirë, duhet që me çdo kusht të jeni të qetë dhe të mos reagoni me inat. Në vend të kësaj sjelljeje, duhet të mundoheni të kuptoni se çfarë nuk ka funksionuar siç duhet. Mos vallë fëmija i ka humbur aftësitë e tij? Nuk është përkushtuar siç duhet? Por, nëse nga njëra anë është e udhës të mos i ushtroni shumë presion fëmijës, nga ana tjetër, pavarësisht gjithçkaje, duhet ta ndiqni nga afër punën e tij. Shumë prindër nuk i kontrollojnë detyrat e fëmijëve, sepse thonë se fëmija nuk ka asnjë vështirësi në bërjen e tyre dhe i mbaron për pesë minuta.

    Por është shumë e nevojshme që prindërit t’u rrinë pranë atyre gjatë procesit të të mësuarit, t’i udhëzojnë nëse kanë ndonjë problem në zgjidhjen e ushtrimeve dhe t’i ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në shpjegimin e një mësimi që nuk është shumë i qartë e që ka nevojë t’ia tregoni me shembuj më të thjeshtë. Procesi i të mësuarit në shtëpi, nuk duhet parë si orët e detyruara të të lexuarit, por si një kënaqësi për të zbuluar e kuptuar gjëra të reja.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleNASA kap pamjen sesi duken Himalajet nga hapsira
    Next Article Horoskopi ditor 21 shkurt 2025

    Related Posts

    A ndikon stresi në jetën seksuale? Ja çfarë ndodh me trupin dhe dëshirën

    April 28, 2026

    3 frutat që nuk duhet të mungojnë në vaktin e mëngjesit

    April 28, 2026

    Sekreti i një gjumi të mirë? Ekspertët tregojnë çfarë duhet të bëni para se të flini

    April 27, 2026

    5 gjërat që çdo femër duhet t’i provojë në krevat

    April 27, 2026

    Të shkruan, zhduket dhe rikthehet: fenomeni që po çmend njohjet moderne

    April 27, 2026

    Heqja dorë nga sheqeri për 6 javë… Çfarë ndryshon realisht në trup dhe mendje?

    April 27, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Pse duhet t’i buzëqeshni qenit tuaj?Ja çfarë thonë studimet

    April 28, 2026

    Sipas hulumtimeve të fundit, buzëqeshja ndaj qenit nuk është vetëm shprehje dashurie, por edhe një…

    A ndikon stresi në jetën seksuale? Ja çfarë ndodh me trupin dhe dëshirën

    April 28, 2026

    Forbes publikon listën: Kush janë 5 njerëzit më të pasur në botë në 2026

    April 28, 2026

    A po na bën teknologjia më të lidhur apo më të vetmuar?

    April 28, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by