Pas ndarjes nga Xhesika, Denisi ka ndarë versionin e tij të ngjarjeve që çuan në përfundimin e lidhjes së tyre. Në një postim të gjatë në Instastory, ai ka njoftuar se ata kanë përfunduar marrëdhënien e tyre që prej 20 ditësh. Denisi ka përmendur se ndërhyrjet e palëve të treta ndikuan në ndarjen e tyre, por nuk ka specifikuar emra.
Sipas tij, vendimi është përfundimtar dhe nuk ka mundësi rikthimi. Kjo ndarje ka ardhur si një befasi për ndjekësit, pasi pas përfundimit të programit “Love Island Albania”, ku ata u takuan dhe rinisën lidhjen e tyre, ata dukeshin të lumtur dhe shumë aktivë në rrjete sociale.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/dennis.mance/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C1hPqMNNFaL/?img_index=3