Aktori Agron Llakaj ka kritikuar rritjen e çmimeve në bregdetin shqiptar, sidomos në jug të vendit. Ai ka ironizuar lajmet që përshkruajnë një “boom” turistik, duke theksuar se pamjet nga terreni tregojnë një situatë të kundërt. Në një postim në rrjetet sociale, Llakaj pyet se çfarë nënkuptohet me “boom” turistik dhe shpjegon se ndahen dy kategori njerëzish: ata që kanë mundësi të shkojnë dhe të pushojnë në vendet e shtrenjta dhe ata që përballen me vështirësi ekonomike dhe qëndrojnë në shtëpi. Ai e përshkruan këtë situatë me ironi, duke thënë: “Kush ka para, shkon dhe argëtohet në Dhërmi, ndërsa kush s’ka asgjë, qëndron në shtëpi.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/agronllakajofficial/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNZzP0rB8KV/?hl=en