Regjisori i famshëm botëror, fitues i çmimeve Oscar, William Oliver Stone, vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Gjatë qëndrimit të tij, Stone vizitoi peizazhet dhe plazhet e jugut të Shqipërisë, si dhe Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë. Ai u prit nga Zëvendës Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Znj. Lira Pipa, dhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z. Eol Çashku. Vizita e Stone përbën një mundësi të madhe promovuese për Shqipërinë dhe për tërheqjen e produksioneve kinematografike.
William Oliver Stone, i lindur më 15 shtator 1946 në New York, është një regjisor legjendar, i njohur për filmat si “Platoon,” “Wall Street,” “Born on the Fourth of July,” “JFK,” dhe “Natural Born Killers.” Ai ka kaluar një periudhë në Vietnam si mësues dhe ushtar para se të bëhej një regjisor i shquar. Karriera e tij filloi të shkëlqejë pas fitimit të çmimit Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar për “Midnight Express” në vitin 1978. Stone është i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe interesin e vazhdueshëm për temat politike dhe historike, që pasqyrohen në filmat dhe dokumentarët e tij.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C8MELWYChCy/?igsh=MXJ2NmJ6cGR2cXQ2Mw==