Traileri i intervistës së Bleros me Afronën u prit me shumë interes nga publiku, por intervista nuk u publikua. Në “The Elite Way”, Blero shprehet se, ndonëse ka respekt për Afronën, intervista nuk u transmetua pasi ajo e dramatizoi shumë historinë e ndarjes së tyre, në vend që të përcillte një mesazh të mirë.
Ai theksoi se e respekton Afronën dhe prandaj pranoi të merrte pjesë në podcast. Megjithatë, kur pa që intervista mori një drejtim të padëshiruar, vendosi të mos e publikojë. Ai donte të jepte një shembull pozitiv, por Afrona e dramatizoi shumë situatën. Këngëtari shtoi se nuk e priste që kjo çështje të bëhej kaq e madhe dhe se qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh të mirë. Gjithashtu, ai nënkuptoi se intervista u bë edhe për të ngacmuar ish-partneren e tij misterioze, të cilën e quante “bebi”.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=jqof4c3TKOg&list=PLYWNZ8RCFHXwoAJBP-3biCx2vm7KW_bT7
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C3fiLjLt_kH/?img_index=1