Në emisionin “BBV” të sotshëm në orën 21:00, pritet të zhvillohet një dasmë. “Vëllai i Madh” ka dhënë të drejtën e votimit për banorët, duke zgjedhur mes çifteve Ilnisa-Meriton dhe Sara-Bardhi. Pas një votimi të hapur, 10 vota shkuan për Ilnisën dhe Meritonin, ndërsa 8 për Sarën dhe Bardhin.
Kjo shifër ka mjaftuar që të shkaktojë tension dhe debat në mes të Sarës dhe Bardhit. Por më shumë se një debat, duket të jetë një përplasje e fuqishme nga ana e Sarës, për votën që Bardhi i dha Meritonit.
Sara refuzoi në mënyrë kategorike të komunikonte me të, duke e akuzuar për sjelljen e tij. Në debatin e tyre të parë në çift, Sara mendon se është koha të ndajë rrugët me Bardhin, ndërsa në spektaklin e kaluar ata shkëmbyen një puthje publike në buzë.
“Bravo i dhe një natë vëmendje, një ‘prime’, dy ‘prime’. Je ‘out’ lale. Ik mos të shikoj. Çfarë je duke bërë mor vëlla? I dhe sot vëmendje, ‘prime-n’ ja dhe, të gjitha ja dhe. A je për Ilnisën këtu? Më shiko në sy, shkon ja u jep votën atyre. Mos më fol më, nuk të flas më se ti gënjen se ke thënë tjetër gjë se çfarë do bësh këtu në lidhje me mua dhe po ua jep atyre. Nëse më jep mua fjalën për diçka e tregon me vepra jo me fjalë. Po më merr në qafë më shumë sesa po më bën nder“
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/reel/C3FoP7IsHoW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=12a6d016-8cfd-4bee-9c03-98bcb1ddc9ce