Ju nuk keni frikë të flisni. Në një marrëdhënie të shëndetshme, do të ndiheni mjaft të sigurt për të qenë të hapur me partnerin tuaj.
Besimi thelbi i marrëdhënies. Ata ju tregojnë se ju besojnë duke ju dhënë lirinë dhe hapësirën që ju nevojitet pa ju kontrolluar vazhdimisht.
Ju e dini gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit. Në një marrëdhënie të shëndetshme, ju keni marrë kohë për të mësuar “gjuhën e dashurisë” të njëri-tjetrit, në mënyrë që të mund ta shprehni dashurinë tuaj në një mënyrë që funksionon për ju të dy.
Ju inkurajoni njëri-tjetrin. Eshtë në rregull nëse ëndrrat tuaja nuk përputhen me njëra-tjetrën për sa kohë që ju “nderoni dhe inkurajoni njëri-tjetrin për të arritur qëllimet tuaja”.
Burimi i artikullit: https://www.everydayhealth.com/sexual-health/signs-youre-healthy-relationship/