Klajdi Harruni ka pak kohë që është bërë baba për herë të parë të një vajze të cilën e ka quajtur Hea.
Klajdi ka dhënë një intervistë për emisionin “Top Albania Radio”, ku ka folur për domethënien e emrit të vajzës së saj.
Në intervistë Klajdi është shprehur se: “Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër Korean”.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/results?search_query=top+albania+radio+klajdi+haruni
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB8jWyCpbtz/