Sony ka zbuluar se versioni i tij i fundit Spider-Man, Spider-Man 2, ka arritur shifra rekord të shitjeve, duke e bërë atë video lojën më të shitur të krijuar nga PlayStation. Loja, e zhvilluar nga Insomniac Games (një studio në pronësi të PlayStation), shiti mbi 2.5 milionë kopje, përfshirë fizike dhe dixhitale, brenda 24 orëve të para të lëshimit të saj për PS5.
Ndërsa loja ka marrë vlerësime kritike, disa lojtarë kanë shprehur shqetësime për kohëzgjatjen e saj. Historia kryesore kërkon rreth 15 orë për t’u përfunduar qe është në përputhje me kohëzgjatjen tipike të videolojërave.
Spider-Man 2 është vlerësuar për portretizimin e kulturës porto-rikane, por është përballur me kritika për paraqitjen e gabuar të flamurit kuban në shtëpinë e personazhit kryesor. Zhvilluesit e kanë pranuar gabimin dhe kanë premtuar ta korrigjojnë atë.
Pavarësisht se titullohet Spider-Man 2, është në fakt pjesa e tretë e serisë, pas lancimeve të mëparshme në 2018 dhe 2020. Loja paraqet pamjen virtuale të qytetit të Nju Jorkut dhe prezanton opsionin që lojtarët të kontrollojnë ose Peter Parker ose Miles Morales, që të dy janë alter-ego të njohura të superheroit.
Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/technology-67214722
Burimi i fotos: Photo by Josh Hild: https://www.pexels.com/photo/spider-man-on-top-of-building-2854693/