Në emisionin “Wake Up” sot, astrologia dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Meri Shehu, ndau mendimet e saj në lidhje me ndodhitë brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri. Ajo foli për emocionet dhe përvojën e saj si pjesë e kësaj eksperience, duke komentuar gjithashtu nominimin e djeshëm nga Sara, raportin e Romeos me Heidin dhe lojën e mikes së saj, Ilnisës.
Kur u pyet për kë është më i rrezikuar për të lënë shtëpinë mes djemve, Meri preferoi të mbështetej në ndihmën femërore, duke e cilësuar këtë si një pozicion delikat.Në lidhje me Gazi dhe Fatjonin, Meri shprehu dyshime për Gazin, duke thënë se ai është më shumë si një mburojë për Dedën dhe ata janë ushtarë të njëri-tjetrit, ndërsa për Fatjonin, tha se ka rënë pre e Vesës dhe e kuptoi që meshkujt që bien pre e rutinës femërore nuk do të shkonin aty ku duhet.
Për raportin mes Romeos dhe Heidit, Meri shprehu dyshime dhe nuk i shihte ata si një çift të besueshëm. Ajo beson se Heidi po e shfrytëzon situatën për lojë dhe se Romeo po loz me të gjitha femrat. Gjithashtu, e sugjeroi Heidin të mendojë mirë për këtë lidhje, duke thënë se ajo nuk duket të jetë tipi i Romeos.
Në lidhje me lojën e Ilnisës, Meri theksoi se ajo ka ndryshuar pas daljes së saj nga shtëpia. Ajo kishte dyshime për lidhjen e Ilnisë me Meritonin në fillim, por tani e sheh atë si një gabim. Meri theksoi se Meritoni ka luajtur me Ilnisën dhe e ka përdorur atë për lojën e tij. Ajo tregoi se ka mbështetur Ilnisën për shkak të miqësisë së tyre, por ka frikë se si do ta vazhdojë lojën më pas.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/merishehu.as/
Burimi i fotos: