Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Beharja reagon pas largimit të saj nga BBVK: “Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”

    November 11, 2026

    Së shpejti do të mund të nuhasim përmes internetit? Shkencëtarët zbulojnë teknologjinë që mund ta bëjë realitet!

    November 11, 2026

    Një shqiptare në krye të Coachella-s! Dua Lipa do të hapë festivalin e njohur në vitin 2027

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Së shpejti do të mund të nuhasim përmes internetit? Shkencëtarët zbulojnë teknologjinë që mund ta bëjë realitet!

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Studiuesit kanë zhvilluar një sistem që mund të zbulojë një aromë, të transmetojë informacionin për të përmes internetit dhe më pas të çlirojë një aromë përkatëse nëpërmjet një pajisjeje që mbahet në trup, i referohet agjencia e lartpërmendur një studimi të botuar në revistën “Science Advances”.

    I quajtur “Scentronic”, sistemi kombinon inteligjencën artificiale (IA) me sensorë gazi dhe një pajisje të vogël që çliron sasi të kontrolluara të lëngjeve aromatike.

    Sistemi përdor gjashtë sensorë për të zbuluar dhe klasifikuar aromat. Algoritmet e inteligjencës artificiale më pas identifikojnë burimin e aromës nga pesë kategori të testuara: birra, keku, kafeja, portokalli dhe vera e kuqe.

    Rezultatet transmetohen përmes internetit drejt një pajisjeje, e cila çliron aromën përkatëse.

    Studiuesit zhvilluan disa modele të pajisjes, përfshirë byzylykë, varëse për qafën dhe pajisje që mbahen në dorë.

    Ata ndërtuan gjithashtu një filxhan që kombinon stimulimin e nuhatjes me atë të shijes. Në një demonstrim, përzgjedhja e birrës virtuale ose kafesë në një mjedis të realitetit të përzier aktivizonte filxhanin për të çliruar aromën përkatëse dhe sinjale që simulonin shijen.

    Testet e kryera me 14 pjesëmarrës treguan një saktësi prej 72,86% në identifikimin e pesë aromave.

    Pjesëmarrësit arritën të dallonin kombinimet e dy aromave me një saktësi prej 71,43%. Ndërsa saktësia e tyre në renditjen e pesë niveleve të intensitetit të aromës së alkoolit ishte 58,57%.

    Kjo teknologji mund të mbështesë në të ardhmen testet e nuhatjes në distancë, duke u mundësuar mjekëve të vlerësojnë aftësinë e pacientëve për të dalluar aromat dhe të monitorojnë ndryshimet në shqisën e nuhatjes.

    Ajo mund të ndihmojë gjithashtu që realiteti virtual, blerjet online dhe komunikimi dixhital të bëhen më gjithëpërfshirës dhe më realistë.

    Megjithatë, “Scentronic” ende nuk është në gjendje të riprodhojë aromat me saktësi të plotë.

    Sistemi identifikon kategorinë e një arome dhe e rikrijon atë duke përdorur alternativa aromatike të përgatitura paraprakisht, në vend që të kopjojë përbërjen e saktë kimike të aromës origjinale.

    Studiuesit thonë se sistemi ka nevojë për më shumë sensorë dhe kanale aromatike, në mënyrë që të njohë dhe të riprodhojë një gamë më të gjerë aromash.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleNjë shqiptare në krye të Coachella-s! Dua Lipa do të hapë festivalin e njohur në vitin 2027
    Next Article Beharja reagon pas largimit të saj nga BBVK: “Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”

    Related Posts

    Pse disa njerëz nuk i fshijnë kurrë mesazhet e vjetra? Ja arsyeja

    November 10, 2026

    Nga filmi i Disney-t tek pasarelat e modës, printi Bambi bëhet trendi i sezonit!

    November 9, 2026

    Njerëzit që përdorin AI për çdo gjë rrezikojnë të humbasin këto 6 aftësi!

    November 9, 2026

    Mos e kaloni nëntorin pa një udhëtim! Zbuloni destinacionet më të bukura në Europë

    November 9, 2026

    Pse disa njerëz zgjohen të uritur, ndërsa të tjerë nuk mund të hanë asgjë në mëngjes? Ja çfarë ndodh me organizmin!

    November 7, 2026

    Njerëzit që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës kanë një arsye që nuk e mendoni! Ja çfarë zbulon psikologjia

    November 6, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Beharja reagon pas largimit të saj nga BBVK: “Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”

    November 11, 2026

    Largimi i papritur i Behares nga “Big Brother VIP Kosova 5”, mbrëmë rreth mesnatës, ka…

    Së shpejti do të mund të nuhasim përmes internetit? Shkencëtarët zbulojnë teknologjinë që mund ta bëjë realitet!

    November 11, 2026

    Një shqiptare në krye të Coachella-s! Dua Lipa do të hapë festivalin e njohur në vitin 2027

    November 11, 2026

    Pas shumë kohësh, Françeska flet për periudhën e vështirë që kaloi në heshtje!

    November 11, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by