Dashi – Sot do të ndihesh më energjik/e dhe i/e gatshëm/me për të marrë iniciativa. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të ndryshojë shumë gjëra. Kujdes me shpenzimet impulsive.
Demi – Një ditë e mirë për të vendosur rregull në gjërat që ke lënë pezull. Në marrëdhënie, mos e mbaj gjithçka për vete. Një person mund të të surprizojë me një gjest të bukur.
Binjakët – Komunikimi është pika jote më e fortë sot. Mund të marrësh një mesazh ose telefonatë që ke pritur prej kohësh. Në punë, një ide e jotja mund të vlerësohet më shumë nga sa mendon.
Gaforrja – Emocionet do të jenë të forta, por mos lejo që ato të marrin kontrollin e vendimeve të tua. Në dashuri, kërko qartësi dhe mos u kënaq me gjysmë-përgjigje.
Luani – Sot je në qendër të vëmendjes dhe energjia jote tërheq njerëzit rreth teje. Një mundësi interesante mund të shfaqet papritur. Në dashuri, dikush mund të jetë duke të vëzhguar më shumë seç mendon.
Virgjëresha – Një çështje që të ka shqetësuar kohët e fundit fillon të marrë drejtim. Mos u përpiq t’i kontrollosh të gjitha. Lëri disa gjëra të rrjedhin natyrshëm.
Peshorja – Sot mund të gjendesh përballë një zgjedhjeje. Zemra të thotë një gjë, ndërsa arsyeja një tjetër. Në dashuri, mos e injoro intuitën.
Akrepi – Një ditë me shumë intensitet. Mund të zbulosh një të vërtetë që të ndihmon të kuptosh më mirë një person. Në financa, bëj kujdes me një vendim të nxituar.
Shigjetari – Dita sjell dëshirë për ndryshim dhe aventura të reja. Një plan i papritur mund ta bëjë ditën shumë më interesante. Në dashuri, spontaniteti është çelësi.
Bricjapi – Përqendrimi te puna dhe objektivat do të të sjellë rezultate. Megjithatë, mos harro t’u kushtosh kohë njerëzve që të duan. Një lajm pozitiv mund të vijë në fund të ditës.
Ujori – Mendja jote është plot ide të reja. Sot është momenti i duhur për të nisur diçka që e ke menduar prej kohësh. Në dashuri, një person mund të të bëjë të shohësh një situatë ndryshe.
Peshqit – Intuita jote do të jetë shumë e fortë sot. Besoji ndjesisë së parë, sidomos në çështjet e zemrës. Mbrëmja mund të sjellë një moment të ëmbël dhe emocional.
