Lëvizje karagjoze e quan deputeti i PD, Klevis Balliu foltoret e Ervin Salinajit me demokratët dhe synimin e tij për të garuar përballë Sali Berishës në zgjedhjet e 23 majit. I ftuar në Albania NewsCast me gazetarin Arbër Hitaj, Balliu tha se Salianji ishte anëtar kryesie dhe mund të ishte futur lehtësisht në garë përballë Berishës.
“Ishte anëtar kryesie. ai anëtar kryesie ishte mund të kishte garuar. Nuk e kuptoj. Njerëz përballë Sali Berishës do janë njerëz që janë të përballur, kanë sakrifikuar, përplasen, nuk mund të jenë çështje personale. Të jem i sinqertë unë merr me çështje serioze krimi, korrupsioni, këto më duken karagjozllëqe”, thotë Balliu.
Balliu thotë se nuk mund të pranonin në garë kandidatë që nuk kanë asnjë aksion kundër qeverisë.
“Nuk mendoj që ka njeri që nuk e kupton që po të shikosh pak gjashtë muajt e fundit reagimet dhe statuset e disa personave të cilët kanë përfituar nga Partia Demokratike që sot i sulen dhe bëjnë vetëm analiza apo diskutime për opozitën për PD-në dhe nuk thonë asgjë dhe nuk ka ndonjë aksion politik në lidhje me qeverinë atëherë ti nuk e ke më këtë kriter. Tani kur opozita është në protestë dhe njëherë thuhet protesta duhen bërë sot se është shumë vonë nesër dhe pastaj thua që jo po ç’janë këto protesta, pastaj kur protesta bëhet e fortë jo po nuk bëhet me këto të fortat. pastaj kur ë arrestohen njerëzit thonë po jo po pse i latë arrestohen, kur lirohen thonë ja u liruan se ka marrëveshje”, thekson ai.
I pyetur nëse do duhej të kishte një kandidat përballë Berishës, Balliu thotë se atëherë gara do të ishte fiktive. Sipas tij, PD është ndër të paktat parti që organizon zgjedhje pë
“Atëherë do ishte një garë fiktive. Ne jemi liberal, duhet kjo votë votë. Është e vetmja parti në botë që bën zgjedhje për çdo gjë, nuk ka parti tjetër që bën zgjedhje për gjithçka ne bëjmë zgjedhje për, kryetarin e seksionit, sekretarin e seksionit, kryetarin e grup sekseksionit, sekretarin e grup seksionit, anëtarët e kryesisë, delegatët, nënkryetarët e degëve, sekretariatet e degëve, departamentet nëpër degë dhe në qendër. Proceset zgjedhore për nivelet e larta të partisë, kryetarin e partisë dhe të gjithë të tjerët”, vijon Balliu.
