Bordi i Transparencës vendosi sot më 9 prill që çmimi i naftës të jetë 210 lekë për litër. Kjo shënon një rënie prej 10 lekësh nga hera e fundit, kur çmimi ishte 220 lekë për litër.
Po për naftën, shitja me shumicë nuk do te jetë më shumë se 198 lekë për litër.
Në lidhje me benzinën, konsumatorët do ta blejnë me 173 lekë për litër. Ndërsa, çmimi i shitjes me shumicë nuk do të jetë më shumë se 161 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi sot do të hyjnë në fuqi duke nisur nga ora 14.30 minuta dhe do të jenë të vlefshme deri në njoftimin e radhës.
Njoftim
Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
