Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, ish-banorja e Big Brother VIP, Greta Kazazi, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale, duke u ndalur te marrëdhënia me partnerin dhe raportet me familjen e Selin.
Ajo tregoi se Gimbo tashmë është njohur nga afër me familjen e Selin, përfshirë edhe vëllanë e saj, Onon, i cili është njëkohësisht partneri i Gretës. Sipas saj, takimi ka kaluar shumë mirë dhe mes tyre ka pasur biseda të hapura për situatat e krijuara. Greta nuk kurseu fjalët e mira për Gimbon, duke e cilësuar si një djalë shumë të dashur dhe korrekt, që ka krijuar marrëdhënie të afërta edhe me të gjatë qëndrimit në shtëpi.
Duke folur për historinë e saj të dashurisë, Greta zbuloi se gjithçka ka nisur në mënyrë krejt spontane. Ata janë njohur në një event, ku ajo ishte e ftuar ndërsa partneri i saj punonte si DJ. Pas takimit të parë, ai mori iniciativën ta kontaktonte, pa e ditur se ajo kishte lidhje shoqërore me Selin.
Më tej, ajo shpjegoi se me Selin ishte njohur më herët në ambientet e punës, ku kishin krijuar miqësi dhe kalonin kohë bashkë, pa e ditur se ajo dhe Ono ishin motër e vëlla. E vërteta u zbulua më vonë, kur partneri i saj i tregoi se motra e tij punonte në të njëjtin televizion.
Greta e përshkroi lidhjen e saj si të natyrshme dhe të ndërtuar mbi komunikim dhe mirëkuptim, duke theksuar se raportet e mira me familjen dhe rrethi i përbashkët kanë ndikuar pozitivisht në forcimin e kësaj historie dashurie.
