Treshja e famshme e “Big Brother VIP Kosova 4”, e përbërë nga Klodi, Eljona dhe Londrimi, kanë qenë padyshim një nga grupimet më të komentuara brenda shtëpisë. Por, pas rikthimit në jetën reale, mungesa e daljeve të tyre të përbashkëta javëve të fundit bëri që ndjekësit të nisin dyshimet se ndoshta miqësia e tyre ka pësuar një krisje dhe se rrugët e tyre janë ndarë
Pas gjithë këtyre zërave dhe komenteve, Klodi ka vendosur t’i përgjigjet kuriozitetit të publikut përmes një bisede virtuale në Instagram për t’i dhënë fund thashethemeve. I pyetur troç nëse është ende shok me Londrimin dhe Eljonën, ai ka publikuar një foto ku përgjigjet me një “Poooooo” të gjatë, duke konfirmuar se nuk ka asnjë hatërmbetje dhe se grupi është ende bashkë.
Sa i përket komenteve për të lënë pas të kaluarën e formatit, ai theksoi se Big Brother ka qenë eksperienca më e mirë, por konfirmoi se tani po vazhdon tutje me jetën e tij.

