I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në TV Klan, këngëtari Robert Berisha ka folur hapur për raportin e tij me ish-bashkëshorten, Nora Istrefin, si dhe për mundësinë e një ribashkimi mes tyre.
I pyetur nëse ekziston mundësia që ata të rikthehen bashkë, Berisha u shpreh me tone të qeta dhe realiste:“Nëse bashkohemi, bashkohemi, por unazë s’ka nevojë me pas. E kemi Renen, duhet me e shkollu, s’kemi nevojë me ba harxhime.”Ai theksoi se marrëdhënia me Norën ka qenë dhe vazhdon të jetë e mirë:“Raportet kanë qenë mirë dhe gjithmonë do të jenë mirë. Është shumë keq që një çift që ka kaluar 15 vite bashkë të mos flasin.”
Roberti shtoi se realiteti në Kosovë dhe Shqipëri e bën të pamundur shmangien totale mes ish-partnerëve:“Kosova është e vogël, Shqipëria është e vogël. Takohemi në aeroporte, në klube ku këndojmë, në festivale, në rrugë. Nuk është si në New York, ku ndahesh dhe nuk e sheh më për muaj të tërë.”Ai nënvizoi gjithashtu se koha dhe ndryshimet personale mund të ndikojnë në marrëdhënie:“Ndonjëherë, me kalimin e kohës, edhe vetë njeriu ndryshon dhe kjo mund të bëhet problem.”Këngëtari foli edhe për jetën e tij personale, duke përmendur periudhën që ka jetuar në SHBA:
“Vite më parë kam jetuar edhe në Amerikë për 6-7 vite vetëm. Kur u ktheva në Kosovë, e pata të vështirë të jetoja përsëri me prindërit, jam mësuar të jetoj vetëm.”Në fund, ai e mbylli me një reflektim personal në lidhje me pyetjen rreth ribashkimit me Norën:“Nuk i dihet, po i afrohemi pleqnisë… nuk i dihet.”
