Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Babai i Selin emocionon me fjalët për Gimbon: E shoh si…

    March 16, 2026

    Si të nisni javën me energji pozitive: 5 zakone të thjeshta

    March 14, 2026

    Temperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi

    March 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Statistikat flasin qartë: Dhuna ndaj grave në BE vazhdon të neglizhohet

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Dhuna ndaj grave në vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të jetë e përhapur, po merr gjithnjë e më shumë forma digjitale dhe shpesh neglizhohet nga institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e saj.
    Kështu thuhet në një sondazh të publikuar të martën nga Agjencia për të Drejtat Themelore të BE-së (FRA) dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE).

    Sipas të dhënave, gati një në tre gra (30.7%) në BE kanë përjetuar dhunë fizike (përfshirë kërcënimet) dhe/ose seksuale gjatë jetës së tyre, që nga mosha 15 vjeçare.
    Edhe fëmijët preken ndjeshëm: 32.9% e vajzave kanë përjetuar dhunë fizike ose psikologjike nga prindërit.
    Studimi tregon se 17.2% e grave kanë qenë viktima të dhunës seksuale. Sipas FRA-së, gratë kanë pothuajse dyfish më shumë gjasa të përdhunohen përmes detyrimit ose paaftësisë për të refuzuar, sesa përmes përdorimit të forcës fizike të drejtpërdrejtë.

    Dhuna nga partneri

    Rreth 9.8% e grave kanë pësuar lëndime fizike nga partnerët e tyre, ndërsa 29.9% kanë përjetuar abuzim psikologjik nga bashkëshortët apo partnerët. Kjo përfshin poshtërim, xhelozi, frikësim dhe kontroll të vazhdueshëm. Për 12.7% të tyre, këto forma dhune ndodhin shpesh.

    Po ashtu, 20.3% e grave raportojnë dhunë ekonomike nga partnerët, si ndalimi për të punuar ose mungesa e kontrollit mbi financat familjare.

    Rritja e dhunës digjitale

    Studimi thekson se digjitalizimi po e përkeqëson situatën:

    8.5% e grave kanë qenë viktima të ngacmimit online

    7% e grave që punojnë kanë përjetuar ngacmim seksual në internet

    10.2% kanë qenë të monitoruara ose të gjurmuara nga partneri i tyre intim

    Pak raste raportohen

    Vetëm një pjesë e vogël e viktimave raportojnë dhunën:

    6.1% e grave që përjetojnë dhunë nga partneri i drejtohen policisë

    11.3% e atyre që dhunohen nga persona të tjerë bëjnë kallëzim

    Turpi, frika, vetëfajësimi dhe mungesa e besimit ndaj institucioneve janë arsyet kryesore të këtij heshtjeje.

    “Kur abuzimet normalizohen ose injorohen, kjo tregon dështime sistemike. Shtetet kanë detyrimin të parandalojnë, të mbrojnë dhe të garantojnë qasje në drejtësi,” theksoi drejtoresha e FRA-së, Sirpa Rautio.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleRusia sulmon Ukrainën me fosfor dhe bomba të rënda
    Next Article Rritja e përdorimit të Inteligjencës Artificiale – rrezik apo mundësi?

    Related Posts

    Temperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi

    March 14, 2026

    14 Marsi, “Dita e Verës” në Shqipëri: tradita që sjell pranverën

    March 14, 2026

    Fund radhëve në dogana? Prezantohet sistemi i ri digjital

    March 12, 2026

    Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Cenoi lirinë e shprehjes

    March 11, 2026

    Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

    March 7, 2026

    Sot 7 Marsi, historia se si lindi festa e mësuesit

    March 7, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Babai i Selin emocionon me fjalët për Gimbon: E shoh si…

    March 16, 2026

    Lidhja mes Selin dhe Gimbos ka marrë së fundmi mbështetjen më të madhe të mundshme,…

    Si të nisni javën me energji pozitive: 5 zakone të thjeshta

    March 14, 2026

    Temperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi

    March 14, 2026

    Gjermania tejkalon Kinën, bëhet eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë

    March 14, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by