Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re

    May 10, 2026

    Veprimi mes Mateos, Gimbos dhe Selinës flet shumë çfarë ndodhi realisht mes tyre

    May 9, 2026

    Studimi: Përdorimi i AI edhe për 10 minuta mund të dëmtojë aftësinë për të menduar

    May 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë Ramazanit? Ekspertët këshillojnë balancë dhe hidratim

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Teksa myslimanët në mbarë botën po agjërojnë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shumë prej tyre po rishikojnë mënyrën se çfarë dhe si hanë për të ruajtur energjinë gjatë orëve të gjata pa ushqim dhe ujë.

    Ekspertët e ushqimit theksojnë se një qasje e balancuar në syfyr dhe iftar, me fokus te ushqimet e plota, hidratimi dhe kontrolli i porcioneve, ndihmon në ruajtjen e shëndetit, produktivitetit dhe mirëqenies gjatë gjithë muajit.

    Dietologia kanadeze Nazima Qureshi, bashkautore e librit ‘The Healthy Ramadan Guide’, ka deklaruar për Anadolu Agency se, edhe pse agjërimi mund të jetë sfidues, veçanërisht për shkak të traditave të ndryshme kulturore ushqimore, disa strategji të thjeshta mund të ndihmojnë në ruajtjen e energjisë.

    “Është e rëndësishme të shijoni ushqimet tradicionale në iftar, por duke qenë të vetëdijshëm për atë që vendosni në pjatë”,- është shprehur ajo.

    Kafeja dhe ushqimet e përpunuara

    Sipas Qureshi-t, stili modern i jetesës, përfshirë konsumimin e shtuar të kafesë dhe ushqimeve të përpunuara, ka ndikuar në mënyrën se si përjetohet agjërimi.

    “Kafeina është një pikëpyetje e madhe gjatë Ramazanit”,- thekson ajo, duke sugjeruar që kafeja mund të konsumohet në syfyr nëse vakti është mjaftueshëm vonë, por duhet shmangur në mbrëmje pasi ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.

    Ndërkohë, ushqimet e përpunuara, megjithëse të pasura me kalori, janë të varfra në vlera ushqyese dhe mund të shkaktojnë lodhje gjatë ditës.

    “Rriten kaloritë, por jo vlerat ushqyese dhe kjo sjell më pak energji gjatë agjërimit”,- shpjegon ajo.

    Pjata ideale për syfyr

    Për syfyr, ekspertja këshillon shmangien e karbohidrateve të thjeshta si buka e bardhë apo drithërat me sheqer, të cilat shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak dhe më pas rënie të menjëhershme të energjisë.

    Në vend të tyre, rekomandohen drithërat e plota të kombinuara me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

    Një syfyr ideal duhet të përmbajë:
    Karbohidrate komplekse
    Proteina
    Yndyrna të shëndetshme
    500–700 ml ujë
    Shembuj të mirë janë vezë me bukë integrale dhe perime, ose tërshërë me kos dhe fruta pylli.

    Si ta thyeni agjërimin në mënyrë të shëndetshme

    Në iftar, Qureshi këshillon që agjërimi të prishet fillimisht me hurma, ujë dhe fruta, duke shmangur menjëherë ushqimet e skuqura.

    “Kur jeni shumë të uritur, nuk e kuptoni sa shumë konsumoni. Nëse ushqimet e rënda i lini për më vonë, pas namazit, do të keni një vakt më të balancuar,” thotë ajo.

    Ajo sugjeron që në pjatë të kombinohen karbohidratet me proteina si mishi i pulës apo qebapët, ndërsa perimet, shpesh të mungueshme në tryezat e iftarit, duhet të përfshihen përmes sallatave apo gatimeve të lehta.

    Marramendja dhe lodhja, nga çfarë shkaktohen?

    Simptoma si marramendja, dhimbja e kokës dhe dobësia shpesh lidhen me mungesën e hidratimit dhe zakonet e gabuara ushqimore gjatë orëve kur nuk agjërohet.

    “Shumica e simptomave negative lidhen me faktin që njerëzit nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë mbrëmjes”,- shpjegon Qureshi.

    Ajo paralajmëron gjithashtu se ushqimet e rënda, shumë të yndyrshme ose me sheqer të lartë gjatë natës mund të ulin energjinë ditën pasuese. Në vend të tyre rekomandohen ushqime më të lehta si fruta, kos apo smoothie.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleSukses për sigurinë: Autoritetet meksikane neutralizojnë një prej bosëve më të kërkuar të kartelit
    Next Article Paradoksi shqiptar: më pak popullsi, më shumë trafik…

    Related Posts

    A është seksi vërtet i mirë për zemrën? Ja çfarë thonë studimet

    May 9, 2026

    Pse po flitet kaq shumë për “shrekking”? Trendi i ri i marrëdhënieve

    May 9, 2026

    Çfarë thonë disa studime për sy blu dhe konsumimin e alkoolit

    May 9, 2026

    Jo alkooli apo duhani: kjo është gjëja që po dëmton më shumë trurin

    May 9, 2026

    Pse avionët lënë gjurmë të bardha në qiell?

    May 8, 2026

    Sekreti i tangos: si ky vallëzim ndikon në tru

    May 8, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re

    May 10, 2026

    Düsseldorf, 9 maj 2026 – Në Düsseldorf të Gjermanisë u mbajt sot Kuvendi i Rregullt…

    Veprimi mes Mateos, Gimbos dhe Selinës flet shumë çfarë ndodhi realisht mes tyre

    May 9, 2026

    Studimi: Përdorimi i AI edhe për 10 minuta mund të dëmtojë aftësinë për të menduar

    May 9, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj 2026

    May 9, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by