Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çfarë ndodh në trurin tënd gjatë një marrëdhënieje intime?

    February 13, 2026

    Rreziku i fshehur i Inteligjencës Artificiale: Po humbasim aftësinë e mendimit kritik

    February 13, 2026

    Studimi: ‘Extensions’ e flokëve plot me kimikate

    February 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvaje apo trena urbanë.

    Pra ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusët vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecësh më këmbë.

    Anketa e Komisionit Europian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Europiane u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë.

    Transporti publik luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet. Ndërsa disa kryeqytete shkëlqejnë, të tjera mbeten pas, duke treguar një ndarje të theksuar në mënyrën se si transporti publik u shërben banorëve në gjithë Europën, shkruan MSN.

    Sipas anketës, vetëm 29% e qytetarëve në Romë janë të kënaqur me transportin publik. Sistemi i metrosë së Romës është i kufizuar për një kryeqytet, me vetëm tre linja. Ndërsa transporti tokësor (makina, autobusë, trena) shpesh vonohet për shkak të trafikut dhe grevave, duke ndikuar në këtë nivel të ulët kënaqësie.

    Roma ka disa lloje transporti publik, përfshirë metronë, autobusët, tramvajin dhe trenat urbanë/rajonalë. Këto së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit dhe përdoren për lëvizje të përditshme nga banorët dhe turistët.

    Edhe në kryeqytetin shqiptar, vetëm 29% je qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

    “Tirana nuk ka shërbim metroje apo tramvaji dhe sistemi ekzistues i autobusëve është shpesh i mbipopulluar dhe i vështirë për t’u orientuar. Zhvillimi i infrastrukturës është shumë i nevojshëm”.

    Sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk është shenjë e një transporti publik të zhvilluar, por mungesë e alternativave të tjera të transportit publik. Kur vjen puna te rinovimi i flotës, Shqipëria mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian, duke e bërë modernizimin e autobusëve një nevojë të domosdoshme.

    Sipas Eurostat nga 8 886 autobusë urbanë, autobusë ndërqytetas dhe elektrikë gjithsej në vitin 2024, vetëm 432 janë mjete të reja, që përfaqësojnë rreth 4.9% të flotës, nën mesataren e BE-së prej 5.1%.

    Për të përmbyllur top 5 kryeqytetet me transportin më të keq në Europë, pas Tiranës, renditet Podgorica, Beogradi dhe Nikozia. Në Podgoricë vetëm 37% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

    Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka sistem hekurudhor urban dhe vetëm një rrjet të vogël e jo të rregullt autobusësh. Edhe pse shërbehet nga trenat ndërqytetës, përdorimi i transportit publik lokal është minimal, pasi shumica e banorëve zgjedhin të ecin në këmbë ose të përdorin makinën.

    Në kryeqytetin serb, në Beograd dhe në Nikozia, kryeqytetin e Qipros kënaqësia arrin ë nivelin 44%.

    “Beogradi ka një sistem të gjerë autobusësh dhe tramvaji, por ai është i vjetruar dhe qyteti nuk ka metro. Metroja e planifikuar prej kohësh është ende në fazat e hershme të ndërtimit”.

    “Nikozia nuk ka sistem tramvaji apo metroje dhe mbështetet plotësisht te autobusët. Shërbimi është i kufizuar dhe pronësia e lartë e makinave ndikon në nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë”.

    Qytetarët e cilit kryeqytet në Europë janë më të kënaqur me transportin publik?

    Vjenë, Austri: 91%

    Transporti publik i Vjenës njihet për përpikërinë, pastërtinë dhe integrimin e mirë. U-Bahn (metroja), tramvajet dhe autobusët janë të përballueshëm dhe të lidhur mirë me njëri-tjetrin, duke e bërë të lehtë lëvizjen në mënyrë efikase në kryeqytetin austriak

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticlePse disa njerëz mbajnë mend fytyrat, por harrojnë emrat?
    Next Article Familja e Labit reagon për përplasjet e fundit: “Nëse nuk merren masa, do ta tërheqim nga loja”

    Related Posts

    “Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama reagon ndaj prokurorit të ish-krerëve të UÇK në Hagë

    February 10, 2026

    Raporti për korrupsionin i Transparency International për 2025, ku renditet Shqipëria

    February 10, 2026

    Shtohen rastet e epilepsisë: Shqipëria me shifrat më të larta në rajon

    February 9, 2026

    Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

    February 2, 2026

    Shkrimi i dorës në rrezik nga teknologjia, UNESCO kërkon mbrojtjen e tij

    February 2, 2026

    Neni i pazakontë në Kodin e ri Penal: Burg nëse bën seks kur udhëton jashtë Shqipërisë

    January 31, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Çfarë ndodh në trurin tënd gjatë një marrëdhënieje intime?

    February 13, 2026

    Seksualiteti nuk është vetëm një përvojë fizike – ai është një fenomen kompleks ku përfshihet…

    Rreziku i fshehur i Inteligjencës Artificiale: Po humbasim aftësinë e mendimit kritik

    February 13, 2026

    Studimi: ‘Extensions’ e flokëve plot me kimikate

    February 13, 2026

    “Tiger print” rrëzon leopardin: Trendi i ri që do të dominojë modën në 2026

    February 13, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by