Në epokën e rrjeteve sociale, informacioni personal është më i ekspozuar se kurrë më parë. Çdo postim, foto, mesazh apo “like” mund të jetë i dukshëm për shumë njerëz, dhe shpesh pa e kuptuar, ne japim më shumë të dhëna personale sesa duam. Privatësia online nuk është thjesht një çështje preferencash – është një nevojë për të mbrojtur identitetin, sigurinë dhe qetësinë tonë.
Ja disa hapa praktikë për të mbrojtur privatësinë online.
Rishiko cilësimet e privatësisë
Shumë rrjete sociale ofrojnë mundësi të ndryshme për të kontrolluar kush sheh postimet dhe informacionin tuaj. Është e rëndësishme të rishikoni cilësimet e privatësisë dhe të kufizoni aksesin vetëm tek miqtë apo personat e besuar.
Kujdes me informacionin personal
Të dhënat si adresa, numri i telefonit, vendi ku punoni apo studioni dhe informacioni financiar duhet të ndahen me kujdes. Mos e bëni publik çdo detaj që mund të përdoret nga individë me qëllime keqdashëse.Mos ndani gjithashtu rregullisht planin e udhëtimit, pasi kjo mund të përdoret për të monitoruar lëvizjet tuaja.
Shmang shpërndarjen e fjalëkalimeve dhe informacionit të ndjeshëm
Asnjëherë mos ndani fjalëkalimet me dikë dhe përdorni fjalëkalime të forta, që kombinon shkronja të mëdha dhe të vogla, numra dhe simbole. Aktivizoni gjithmonë verifikimin me dy hapa, veçanërisht për email dhe llogaritë financiare.
Jini të vetëdijshëm për aplikacionet e palëve të treta
Shumë aplikacione kërkojnë leje për të hyrë në informacionin tuaj personal. Lexoni me kujdes çfarë të dhënash po i jepni dhe shmangni autorizimin e aplikacioneve të dyshimta që mund të ndajnë informacionin tuaj me kompani të tjera.
Përdorni VPN dhe mjete të sigurisë
Një VPN (Virtual Private Network) mund të fshehë adresën tuaj IP dhe të mbrojë aktivitetin online nga spiunimi apo hakerimi. Po ashtu, përdorni antiviruse të azhurnuara dhe sigurohuni që sistemet operative të jenë të mbrojtura.
Mbani mend: gjithçka që postoni mund të mbetet online për shumë vite
Edhe nëse fshini diçka, nuk ka garanci që ajo të mos jetë ruajtur nga dikush tjetër ose nga serverët e rrjeteve sociale. Për këtë arsye, mendoni para se të ndani diçka, veçanërisht foto ose informacione personale.
Arsyeja pse privatësia është kaq e rëndësishme
Ruajtja e privatësisë online nuk ka të bëjë vetëm me fshehjen e të dhënave, por me mbrojtjen e identitetit, reputacionit dhe sigurisë. Shumë raste të hakerimit, mashtrimeve dhe vjedhjeve të identitetit lidhen pikërisht me informacionin që njerëzit i kanë bërë publik pa kujdes.
