Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë një surprizë për fansat shqiptarë duke postuar një foto në InstaStory ku shfaqej me një kapele që mban flamurin kombëtar kuqezi, transmeton Klankosova.
Ky nuk është hera e parë që Drake shfaq interes për simbolet shqiptare. Më parë, reperi kishte veshur edhe një xhaketë me shqiponjën dykrenare, duke treguar se ky simbol ka një vend të veçantë në stilin e tij personal.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e komunitetit shqiptar online, duke krijuar emocione dhe komentet e fansave që ndihen krenarë për këtë përmendje ndërkombëtare të simbolit kombëtar.
Drake vazhdon të tregojë se ndikimi i tij shtrihet jo vetëm në muzikë, por edhe në kulturë dhe stil, duke përfshirë herë pas here elemente që lidhin komunitete të ndryshme përreth botës.

