Është e vërtetë që vajzat e këqija i intrigojnë meshkujt, ashtu si edhe djemtë “e këqij” janë të parezistueshëm për vajzat.
Meshkujt fshehurazi respektojnë femrat të cilat janë të fuqishme, kanë vetëbesim dhe ëndrra vetjake. Ata nuk i dëshirojnë femrat e pikëlluara pa afsh dhe vullnet. Është me rëndësi të keni qëndrim të gjallërishëm i cili do t’ju transformojë në “divë”.
•Takimet me vajzat e “këqija” mbahen gjatë në mend
Meshkujt kurrë nuk e dinë se si do të përfundojë takimi me vajzat e “këqija”. Dalja e padjallëzishme në qytet mund të përfundojë në ndonjë klub të këndshëm nate deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq vajzat e “këqija” janë mjeshtre të vërteta kur është fjala për argëtime të tilla.
•Nuk kanë kërkesa të tepërta
Edhe pse nuk është e thënë që kjo të jetë e vërtetë, disa meshkuj janë të bindur se si vajzat e “këqija” nuk do t’i mërzisin me shpërthim butësie, porosi romantike apo me thirrje të vazhdueshme. Veç kësaj, me to kurrë nuk janë të sigurt se si do të përfundojnë, andaj kjo gjë është një faktor më shumë për të dalë në takime.
•Kur shoqërohen me to mund të jenë të relaksuar
Barsoleta të ndyra, fjalë vulgare apo gjëra të ngjashme, thonë meshkujt, nuk do t’i skandalizojnë vajzat e “këqija”, ndaj kjo gjë është një plus për meshkujt.
•Janë të shkëlqyeshme në shoqërinë e meshkujve
“Të pafytyrat” kanë më shumë të përbashkët me gjininë mashkullore se sa ato të mirat. Kjo u përshtatet meshkujve, sepse nuk e kanë problem të sillen si ato. Meshkujt tek ato nuk vërejnë vetëm “dashnoren” por edhe ortaken. Duke e pasur parasysh se janë të gatshme për argëtim, janë të adhuruara në shoqërinë e meshkujve.
•Janë të pavarura
Vajzat e “këqija” dëshirojnë të jenë të pavarura, ndaj as që çajnë kokën të bisedojnë lidhur me atë se “çka jemi duke bërë ne tani”. Kënaqen me kujdesin e meshkujve dhe kurrë nuk zbulojnë ndjenja të tepërta. Ato jetojnë vetëm për atë moment dhe nuk lodhin veten me formalitete.
