Dashi
Kjo ditë do të sjellë energji dhe dëshirë për të nisur diçka të re. Do të ndihesh i frymëzuar dhe gati për të marrë iniciativa, sidomos në punë. Kujdes me shpenzimet e papritura mund të tundohesh të blesh diçka që nuk është e nevojshme. Në dashuri, partneri mund të të surprizojë me një gjest të vogël, por me kuptim të madh.
Demi
Vëmendja jote sot do të fokusohet te marrëdhëniet. Një mik ose një i afërm ka nevojë për ndihmën tënde. Përpiqu të jesh i durueshëm dhe mos e impononi gjithmonë mendimin tënd, pasi kokëfortësia mund të krijojë distancë. Në aspektin financiar, gjërat janë të qëndrueshme. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë një keqkuptim.
Binjakët
Komunikimi është arma jote më e fortë sot. Mund të marrësh lajme të papritura nga larg, ose të përballesh me një situatë që kërkon diplomacinë tënde. Thashethemet janë në qarkullim, ndaj ki kujdes çfarë ndan dhe me kë. Në dashuri, një mesazh i papritur mund të ngrohë zemrën tënde.
Gaforrja
Dita të sjell ndjeshmëri dhe nevojë për t’u lidhur më shumë me njerëzit e tu të dashur. Megjithatë, kujdes që emocionet e forta të mos ndikojnë në vendimet e rëndësishme. Një ide e thjeshtë financiare mund të sjellë fitim të mirë, ndaj mos e nënvlerëso. Në dashuri, partneri ka nevojë për më shumë siguri nga ty.
Luani
Sot je në qendër të vëmendjes qoftë në punë, qoftë në rrethin shoqëror. Do të kesh mundësinë të tregosh aftësitë e tua dhe të tërheqësh vëmendjen e atyre që kanë rëndësi. Një bisedë e rëndësishme mund të të hapë dyer për projekte të reja. Kujdes vetëm me ego-n – mos e lër të të prishë marrëdhëniet. Në dashuri, është ditë pasioni.
Virgjëresha
Planifikimi dhe organizimi janë çelësi yt sot. Do të arrish të përfundosh gjëra që i ke shtyrë prej kohësh. Kujdes shëndetin: trupi yt ka nevojë për pushim, prandaj mos e tepro me lodhjen. Në aspektin profesional, marrëdhëniet me kolegët përmirësohen, dhe kjo të sjell frymëmarrje. Në dashuri, një surprizë e vogël mund të të bëjë të ndihesh i vlerësuar.
Peshorja
Dashuria dhe marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Një takim i papritur ose një njohje e re mund të ndryshojë perspektivën tënde për të ardhmen. Në punë, bashkëpunimet janë të favorshme, por kujdes me shpërqendrimet. Balanca mes punës dhe kohës personale është shumë e rëndësishme sot.
Akrepi
Një sekret i mbajtur gjatë mund të dalë në dritë. Përpiqu ta përballosh me qetësi dhe maturi, sepse reagimi yt do të përcaktojë zhvillimin e situatës. Intuita jote është e fortë – dëgjoje dhe mos e shpërfill. Në punë, mund të lindë një mundësi e re që kërkon guxim. Në dashuri, pasioni është i fortë, por edhe xhelozia mund të rritet.
Shigjetari
Është dita e udhëtimeve, të mësuarit dhe lidhjeve të reja. Mund të marrësh një mundësi që lidhet me punën jashtë ose me kontakte ndërkombëtare. Optimizmi yt është arma jote më e madhe sot. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë sjell harmoni dhe thellim të lidhjes.
Bricjapi
Puna dhe karriera janë në qendër të vëmendjes. Një ofertë e re ose një vlerësim që e ke pritur prej kohësh mund të vijë sot. Ambicia jote shpërblehet, por mos harro familjen dhe miqtë – ata kanë nevojë për vëmendjen tënde. Në dashuri, një moment intimiteti mund të të afroje më shumë me partnerin.
Ujori
Saturni sjell disa prova sot që do të testojnë durimin dhe qetësinë tënde. Mund të përballesh me situata të tensionuara, por me zgjuarsi mund t’i kthehesh në avantazh. Në punë, dikush mund të testojë kufijtë e tu, mos e merr personale. Në dashuri, shfaq më shumë fleksibilitet dhe gjërat do shkojnë më mirë se ç’e mendon.
Peshqit
Jupiteri të bën më emocional dhe më i ndjeshëm se zakonisht. Mund të ndihesh i mbingarkuar, ndaj është e rëndësishme të mos kërkosh përsosmëri në gjithçka. Kujdes me mënyrën si flet me të afërmit – fjalët mund të peshojnë më shumë sot. Në aspektin financiar, shmang shpenzimet e panevojshme. Në dashuri, shfaq ndjeshmëri por edhe vendos kufij.
