Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si të transformosh xhelozinë në një forcë pozitive për marrëdhënien tuaj

    November 1, 2025

    Kur rutina merr kontrollin… ja si të ndezësh magjinë në marrëdhënie

    November 1, 2025

    Meshkujt kanë më shumë frikë nga errësira se femrat?! Ja çfarë tregon studimi.

    November 1, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Sa përqind e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se paga minimale?

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2025 rreth 35% e të punësuarve kishin paga deri në këtë nivel.

    Ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025 ka ndryshime të dukshme në shpërndarjen e të punësuarve sipas nivelit të pagës, drejt niveleve më të larta. Pjesa e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale (40 mijë lekë bruto në muaj) është përgjysmuar në harkun e një viti. Në vitin 2024, kjo kategori përfshinte mbi një të katërtën e të punësuarve, 25,3%, ndërsa në prill-qershor ajo ra në 12,4%. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se ka ardhur koha për rritjen e pagës minimale dhe se shumica e të punësuarve marrin më shumë se ky prag.

    Në të njëjtën kohë, është rritur përqindja e të punësuarve me paga mes 40 mijë dhe 50 mijë lekë, nga 20% në 22,2%. Në tremujorin e dytë 2024 rreth 45,3% e të punësuarve fitonin deri në 50 mijë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 kjo shifër është ulur ndjeshëm, në 34,6%. Pra, brenda një viti, pjesa e punonjësve që paguhen me paga të ulëta ka rënë me afro 11 pikë përqindje.

    Këto zhvillime tregojnë se struktura e tregut të punës është zhvendosur drejt niveleve më të larta të pagave, duke reflektuar një rritje të përgjithshme të të ardhurave për punonjësit. Si në sektorin privat dhe atë publik pagat janë rritur me ritme më të shpejta në tre vitet e e fundit.

    Zgjerimin më të fortë e kishin punonjësit në intervalin e pagës mujore bruto 95-12,000 lekë me rreth 5 pikë për qind në një vit, si rrjedhojë e pagave më të larta në sektorin publik. Pagat në sektorin publik ishin mesatarisht 16 për qind më të larta se vitin 2023. Duke qenë se sektorin publik ishin rreth 185 mijë të punësuar vitin e kaluar niveli më i lartë që nga viti 2022, rritja e pagave ndaj tyre ka ndikuar ri-kategorizimin e punonjësve sipas nivelit të pagesës.

    Kategoria me pagë mbi 120 lekë zuri 14.1 për qind të totali te të punësuarve në tremujorin e dytë nga 10.4 në të periudhë të 2024.

    Rritja e pagës minimale përgjatë 2022 -2023 në vend ka detyruar punëdhënësit të rrisin nivelin e pagesës edhe pjesën tjetër të fuqisë punëtore në mënyre për të ruajtur diferencat ndërmjet pozicioneve. Presionet e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në sektorë si ndërtimi, shërbimet dhe turizmi kanë detyruar bizneset të ofrojnë paga më konkurruese për të mbajtur dhe rekrutuar staf.

    Po inflacioni i lartë i viteve të fundit ka zbehur përfitimet nga paga, pasi INSTAT përllogariti se paga reale mujore bruto ishte rreth 70 mijë lekë në tremujorin e dytë 2025, teksa paga mesatare mujore bruto ka kaluar nivelin e 83 mijë lekëve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e premte, 19 Shtator 2025
    Next Article Ky është arsyeja pse miqtë e fëmijërisë vlejnë më shumë se çdo lidhje tjetër

    Related Posts

    Vdekja e Nanos, 2 nëntori ditë zie/ Homazhet mbahen të dielën në Pallatin e Kongreseve

    November 1, 2025

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano, themeluesi i Partisë Socialiste

    October 31, 2025

    Arkitektura që preku qiellin: Sagrada Família merr titullin e kishës më të lartë në botë

    October 31, 2025

    Debat i forte publik midis Blendi Fevziut dhe Berat Buzhales – a i duan me shume shqipetaret e Shqiperise ata te Kosoves apo e anasjellta?!

    October 31, 2025

    Rregulla të reja në BE: Patenta s’do të jetë më si më parë!

    October 27, 2025

    Jo më azil, por punë – ndryshimi që po ndodh në heshtje

    October 17, 2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Si të transformosh xhelozinë në një forcë pozitive për marrëdhënien tuaj

    November 1, 2025

    Xhelozia është një emocion i zakonshëm në marrëdhënie, por kur nuk menaxhohet, mund të shkatërrojë…

    Kur rutina merr kontrollin… ja si të ndezësh magjinë në marrëdhënie

    November 1, 2025

    Meshkujt kanë më shumë frikë nga errësira se femrat?! Ja çfarë tregon studimi.

    November 1, 2025

    Vdekja e Nanos, 2 nëntori ditë zie/ Homazhet mbahen të dielën në Pallatin e Kongreseve

    November 1, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by