Në një situatë alarmante, Ministria e Mbrojtjes njofton për 17 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, nga të cilat 4 mbeten aktive
Ku ndodhen vatrat dhe sa janë të rrezikshme?
Vatrat janë evidentuar në këto bashki: Dibër, Bulqizë, Mat, Vau i Dejës, Mallakastër, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, Finiq, Krujë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat
Aktualisht aktive janë rastet në:
- Dibër – në zonën “Liqeni i Luleve” brenda Parkut Kombëtar Lurë, ku zjarri ka përfshirë rreth 200 ha pyje me pisha dhe ahu. Operacionet vazhdojnë me 30 forca vendore dhe 30 forca të Armatës për shuarje totale të zjarrit
- Bulqizë – në “Mali i Peladhisë”, ku një vatër e riaktivizuar ka djegur më shumë se 30 ha shkurre dhe barishte. Operacionet vijojnë nga forca vendore dhe Armatosura
- Shkodër / Vau i Dejës – në zonën “Qafa e Laçit”, aty ku zjarri ka djegur mbi 25 ha me lisi, dushk dhe shkurre. Ndërhyrjet shoqërohen me vështirësi për shkak të relievit malor
- Mallakastër / Fier – në fshatin Drenovë, një vatër po luftohet prej ditësh; zjarri ka përfshirë 120 ha pyjesh pishe, ka djegur mbi 1,000 rrënjë ullinj dhe rrezikon një pus gazi pranë zonës. Në terren po operojnë 36 forca lokale dhe 40 të Armatosura, mbështetur nga helikopteri Cougar
Përpjekjet në terren dhe mobilizimi
Një total prej 27 automjete zjarrfikëse dhe 288 operativësh janë angazhuar në luftën me flakët, dhe që prej orës 06:00 sot janë aktivë 70 forca ushtarake dhe 2 helikopterë të FAS në dirgimin e situatës të vështirë me terren malor dhe erëra të forta
Parashikimi i motit dhe rreziku ndaj qytetarëve
Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje të dobëta në disa qarqe (Shkodër, Kukës), ndërsa në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër rreziku i zjarreve mbetet “i lartë”. Në qarqet e tjera, niveli rreziku klasifikohet si “i moderuar” me disa zona lokalizuar me rrezik të shtuar
Autoritetet bëjnë apel të fortë për qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve të qëllimshme, të raportojnë çdo vatër të re menjëherë dhe të respektojnë udhëzimet e emergjencës civile