Pas një incidenti në familjen mbretërore, gjykata ka marrë vendime për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharian. Bazuar në ankesën e Elia Zaharias, gjykata ka urdhëruar që Princ Leka të ndalohet nga çdo veprim ose kërcënim për vepra dhune ndaj saj. Ai nuk lejohet të afrohet më afër se 5 metra pranë saj dhe duhet të qëndrojë larg shtëpisë ku ajo jeton, përveç kur viziton vajzën e tyre të mitur, Geraldina, në orët e caktuara. Anasjelltas, Elia Zaharia është urdhëruar të mos kryejë vepra dhune ndaj Princ Lekës, të mos i afrohet atij, shtëpisë së tij, vendit të punës, ose ndonjë vend tjetër që ai frekuenton për më shumë se 5 metra, dhe të mos qëndrojë në shtëpinë ku ata jetojnë gjatë kohëve të caktuara të vizitave të Princ Lekës me vajzën. Elia do të qëndrojë në shtëpinë ku jeton aktualisht deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Urdhri mbrojtës hyri në fuqi më 7 mars 2024 dhe shkelja e tij konsiderohet krim sipas kodit penal.
Burimi i artikullit: http://www.gjykatatirana.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/princleka/