Këngëtarja Xhesika Polo, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë nga jeta e saj private me ndjekësit e saj. Ajo ka postuar një foto intime me partnerin e saj, ku ata shkëmbejnë një puthje romantike.
Me fjalët “Përjetësisht e jotja”, Xhesika ka shprehur dashurinë për të, por ka zgjedhur të mbajë anonim identitetin e tij.
Xhesika Polo është e njohur në botën e showbiz, jo vetëm për zërin e saj, por dhe karakterin e fortë dhe vendosmërinë. Këngëtarja ka fituar zemrat e shumë njerëzve me sinqeritetin dhe rrëfimet e saj, duke ndarë histori personale.