Close Menu
    Të fundit

    Prindërit shpesh mbrojnë fëmijën që bëjnë më pak për ta

    August 22, 2025

    Viti i ri shkollor nis me masa strikte: Pa celularë dhe zero tolerancë për bullizmin

    August 22, 2025

    Ushqimet që duhet të hani më shpesh pas moshës 30 vjeç

    August 22, 2025

    Nderron jete djali i Marinit, rreperit shqiptar

    August 22, 2025

    Meshkujt flenë më mirë pranë bashkëshortes sesa vetëm

    August 21, 2025

    Ciftet që vendosin objektiva afatgjata ndihen më shumë si një skuadër

    August 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Viti i ri shkollor nis me masa strikte: Pa celularë dhe zero tolerancë për bullizmin
    Aktualitet

    Viti i ri shkollor nis me masa strikte: Pa celularë dhe zero tolerancë për bullizmin

    August 22, 20252 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.

    Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

    Fillimisht në udhëzim përcaktohet se regjistrimet e nxënësve në Institucionet Arsimore Parauniversitare (IAP) të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi që përcakton moshën dhe dokumentacionin e nevojshëm.

    FaberMedia

    Për shpërndarjen e testeve shkollore udhëzimi përcakton se drejtoritë e IAP-ve duhet të afishojnë në vend të dukshëm listën e teksteve shkollore, ku të shënohen titulli, shtëpia botuese, çmimi i tekstit për çdo klasë, vendi ku do të shpërndahen tekstet, si dhe periudha e shpërndarjes sipas një grafiku për çdo klasë.

    Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, drejtuesit e IAP-ve dhe mësuesit të ndjekin me përgjegjësi procesin e shpërndarjes dhe të shitjes së teksteve shkollore për të gjithë nxënësit para fillimit të procesit mësimor dhe të pajisjes me tekste shkollore në përdorim falas për klasat I–IX të arsimit bazë.

    Po ashtu kërkohet që prej institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

    Prioritet mbetet edhe masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar ZVAP-ve dhe drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit “Për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare”, miratuar me urdhrin nr. 32, datë 21.1.2025.

    Ndër masat konkrete të kërkuara janë: zbatimi i Kodit të Etikës së mësuesit (gusht 2025), planifikimi i veprimtarive ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit, ngritja e këndit “Stop dhunës në shkollë” dhe ekipeve “antibulling” në çdo shkollë. Gjithashtu, theksohet nevoja për monitorimin e komisioneve të etikës dhe disiplinës, si dhe organizimi i veprimtarive sensibilizuese më 21 nëntor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës në Shkollë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleUshqimet që duhet të hani më shpesh pas moshës 30 vjeç
    Next Article Prindërit shpesh mbrojnë fëmijën që bëjnë më pak për ta

    Të ngjashme

    Shqipëria e prekur nga zjarret: Qeveria garanton kompensimin e dëmeve

    August 20, 2025

    Tendencat e marketingut dixhital për vitin 2025

    August 1, 2025

    🌍 Pse të rinjtë po largohen nga vendet e tyre?

    August 1, 2025

    Roli i gruas në shoqëritë moderne: Progres apo stagnim?

    August 1, 2025

    Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”…

    July 31, 2025

    Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

    July 30, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025

    Si do ishte Instagram-i nëse tregonte jetën e vërtetë?

    August 4, 2025

    🌟 Horoskopi i Ditës – 4 Gusht 2025

    August 4, 2025

    Luana Vjollca – “It Girl” që po shkruan rregullat e reja të modës shqiptare me “Lulu by Luana”

    August 4, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.