Në mëngjesin e së ejntes ka ndodhur një ngjarje e pakëndëshme është djegur bredhi në Kosovë. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajin, Kanun Veseli.
“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ësht? njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli për mediat në Kosovë.
Po ashtu, Veseli bëri të ditur se sot janë shfaqur disa mbishkrime: “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”