Close Menu
    Të fundit

    🇦🇱 Traditat shqiptare: Trashëgimi e vyer apo pengesë për zhvillimin?

    July 12, 2025

    😎 Çfarë duhet të bësh patjetër këtë verë?

    July 12, 2025

    💕 Single në verë – Pse është më mirë?

    July 12, 2025

    “A janë gabimet vërtet pjesë e rritjes?”

    July 12, 2025

    🏖️ Vera – Koha për të pushuar apo për të reflektuar?

    July 12, 2025

    A na mëson shkolla për jetën reale?

    July 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Vdes Papa Françesku në moshën 88-vjeçare
    Aktualitet

    Vdes Papa Françesku në moshën 88-vjeçare

    April 21, 20252 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    The famous St. Peter's Basilica in Vatican City and the sky with beautiful colors behind
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

    “Të dashur vëllezër e motra, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”, tha kardinali Kevin Farrell përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit.

    “Në orën 7:34 mëngjesin e sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, tha ai.

    FaberMedia

    Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.

    Bergoglio, i biri i imigrantëve italianë, kishte punuar si teknik kimik para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.

    Ai ishte shuguruar si prift më 1969 dhe ishte bërë udhëheqës superior i jezuitëve të një province të Argjentinës në periudhën 1973-1979.

    Më 1988, ai ishte emëruar peshkop i Buenos Airesit. Tre vjet më vonë, Papa Gjon Pali II e kishte ngritur atë në Kolegjin e Kardinalëve.

    I zgjedhur Papë më 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, ai e zgjodhi emrin Françesk, për të nderuar Shën Françeskun e Asizit, duke pasqyruar angazhimin e tij ndaj përulësisë dhe të varfërve.

    Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.

    Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.

    Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.

    Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë.

    Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi ditor, e Hënë 21 Prill 2025
    Next Article Drake paditi kompaninë diskografike UMG për performancën e Lamar në Super Bowl

    Të ngjashme

    A na mëson shkolla për jetën reale?

    July 12, 2025

    💸 Kriptovalutat: Investim i zgjuar apo rrezik i lartë?

    July 11, 2025

    “Soft skills” vs. “Hard skills” – Cilat po kërkohen më shumë në 2025?

    July 10, 2025

    Trafik prostitucioni në Tiranë, goditet rrjeti me vajza nga Kolumbia e Panamaja

    July 9, 2025

    Italia drejt miratimit të kastrimit kimik për përdhunuesit dhe abuzuesit seksualë të fëmijëve

    July 8, 2025

    Tragjedi në Shkodër: kapiteni përpiqet të shpëtojë dy turistë, mbytet vete

    July 8, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    🇦🇱 Traditat shqiptare: Trashëgimi e vyer apo pengesë për zhvillimin?

    July 12, 2025

    😎 Çfarë duhet të bësh patjetër këtë verë?

    July 12, 2025

    💕 Single në verë – Pse është më mirë?

    July 12, 2025

    “A janë gabimet vërtet pjesë e rritjes?”

    July 12, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.