Turqia ka nisur një skemë mbarëkombëtare për të ndaluar dhe peshuar njerëzit në publik, me inspektorët që u thonë atyre të dobësohen nëse zbulohen se janë mbipeshë.
Punonjësit e shëndetësisë janë vendosur në secilin prej 81 rajoneve të vendit me peshore dhe shirita matës, ndërsa është duke u zhvilluar fushata për të vlerësuar 10 milionë njerëz deri më 10 korrik, transmeton Telegrafi.
Kalimtarët ndalohen nga ekzaminuesit mjekësorë për kontrolle të indeksit të masës trupore (BMI) ndërsa ecin nëpër sheshet e qyteteve, qendrat tregtare dhe parqet, dhe madje edhe ndërsa përgatiten të hipin në autobusë ose të shkojnë në ndeshje futbolli.
Duke folur në një konferencë infermierie javën e kaluar, Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memişoğlu, deklaroi se ’50 përqind e shoqërisë sonë është mbipeshë’.
Ai vuri në dukje rreziqet e ndryshme shëndetësore që lidhen me mbipeshën, duke thënë: ‘Të jesh mbipeshë do të thotë të jesh i sëmurë, do të thotë se do të sëmuremi në të ardhmen’.

