Altuna Sejdiu, apo siç njihet nga të gjithë Tuna, ka thyer heshtjen duke folur për të gjitha gjërat në jetë e karrierë.
“Në the Dalina Show”, ajo ka folur edhe në lidhje me martesën e saj me muzikantin Patris Berisha.
Në një pjesë të shkurtër të publikuar në rrjete sociale, këngëtarja nga Shkupi thekson se nuk ka qenë e lumtur.
“Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson”, u shpreh ajo.
Ajo dhe Patrisi kanë së bashku dy djem, Tian dhe Patris.
Dyshja kanë qenë shumë të komentuar në media e shtypin rozë, ndonëse ndarja e tyre ka ndodhur që një kohë.
Ata po vazhdojnë jetën ndaras, secili me angazhimet e tyre në anën profesionale.