Goditet një rrjet prostitucioni që vepronte në Tiranë, duke shfrytëzuar vajza dhe gra të cilat vinin nga Kolumbia dhe Panamaja.
Policia e kryeqytetit ka njoftuar se gjatë operacionit të koduar “Crossline”, u vu në pranga një 20-vjeçar me inicialet K.P, ndërsa po punojnë dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij të dyshuar nga Kolumbia.
“Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.“- thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë operacionit policor, janë zbuluar në flagrancë dhe 6 gra të moshave nga 27-35 vjeçe (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.
Gratë po procedohen në gjendje të lirë. Forcat e ligjit sekuestruan gjithashtu një shumë parash, që dyshohen se janë përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.