Close Menu
    Të fundit

    Femijet me notat me te keqija kane me shume gjasa te behet Milioner

    July 24, 2025

    Cili është sekreti për të jetuar në qytetet më të mira të botës?

    July 24, 2025

    “Pse Mbretëresha Elizabeth e Anglisë vdiq e virgjër”

    July 24, 2025

    🌀 Generata Z dhe Kultura e “Unë Dua Gjithçka, Tani”

    July 24, 2025

    Si të Ndërtosh një Mëngjes pa Ankth në 10 Minuta

    July 24, 2025

    Horoskopi i Përgjithshëm – 24 Korrik 2025

    July 24, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Lifestyle»Televizori po kërcënon shëndetin e fëmijëve
    Lifestyle

    Televizori po kërcënon shëndetin e fëmijëve

    February 6, 20253 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Young Indian boy watching television
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Shikimi televizionit nga ana e fëmijëve, sipas disa zbulimeve më të reja, është i lidhur me një morri problemesh të shëndetit mental dhe mjekësor.

    Duke analizuar rezultatet e 35 studimeve të ndara, psikologu Aric Sigman, ka gjetur 15 pasoja negative të lidhura me intervalet e gjata të qëndrimit përballë ekranit, përfshirë miopinë, diabetin, autizmin dhe Alzheimerin.

    Raportet tregojnë se koha e përcjelljes së televizionit dhe vitet në të cilat fëmijët fillojnë të shohin TV, ndikojnë në shëndetin e tyre më shumë se sa përmbajtja e vet programeve.

    FaberMedia

    “T’i lejosh fëmijët që vazhdimisht të shikojnë këtë lloj ekrani medial është një heqje dorë nga përgjegjësia prindërore, nga kontrolli i vërtetë prindëror”, këshillon Sigman.

    Në mesin e efekteve negative që ka televizori, është reduktimi i hormonit melatonin, që mund të shpejtojë zhvillimin e pubertetit dhe të çrregullojë kohën e organeve të brendshme të trupit, duke i bërë fëmijët të ngadaltë.

    Së fundi, sipas një studimi tjetër, rreth një e treta e fëmijëve kanë televizor në dhomën e tyre që në moshën tre vjeçare ose edhe më herët.

    TV-ja ndikon në trashjen e fëmijëve

    Kur fëmijët qëndrojnë gjatë para televizionit humbin kohën, por edhe shëndetin e tyre. Nëse prindërit i kushtojnë më shumë kohë këtij ndryshimi, atëherë ata kontribuojnë në shëndetin e fëmijëve të tyre.

    Qëndrimi para televizionit ose kompjuterit, video lojërave dhe shikimi i filmave për një kohë të gjatë mund të lidhet edhe me trashjen, formën e dobët të trupit dhe kolesterolin e lartë.

    Fëmijët të cilët rijnë para televizionit, kanë prirje të konsumojnë më pak fruta dhe perime, ndërsa më shumë ushqime të thata dhe pije të gazuara që do të thotë më shumë kalori.

    Mbi të gjitha, mesatarja e reklamave që një fëmijë i sheh në televizion arrin në 20.000 gjatë një viti, pjesa më e madhe e të cilave reklamojnë produktet me përmbajtje të drithërave, karamele dhe pije të gazuara, sikurse dhe ushqime të paketuara, të cilat ndikojnë në zgjidhjen e tyre për ushqim.

    Fikja e televizori mund të jetë zgjidhje optimale, por kur kjo nuk është e realizueshme atëherë duhet të mësohemi t’ua kufizojmë kohën para televizorit, kompjuterit dhe video lojërave deri në dy orë në ditë. Fëmijët gjithashtu kanë nevojë për aktivitete të cilat stimulojnë zemrën.

    Disa këshilla për rregullimin e kohës së qëndrimit të tyre para TV-së:

    * Planifiko: bëj zgjedhjen e programeve bashkë më fëmijën dhe fike televizorin para se të fillojë një program apo emision tjetër. Ose zgjedhe një DVD ose një video lojë duke rënë dakord për kohën e limituar.

    * Shikoni TV së bashku: ndihmojini fëmijës të kuptojë se çfarë po shikon dhe dëgjon, për shembull reklamat apo tekstet e këngëve.

    * Fshiheni telekomandën: është e vështirë të kalosh nëpër kanale televizive pa telekomandë.

    * Ule numrin e televizorëve: lejo vetëm një ose më së shumti dy në shtëpi. Mos lejo asnjë në dhomë të fjetjes ose afër dhomës së ngrënies.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleAdriana Matoshi feston ditëlindjen, e bija i dedikon fjalë prekëse
    Next Article Faktorët që ndikojnë në plakjen e parakohshme

    Të ngjashme

    Femijet me notat me te keqija kane me shume gjasa te behet Milioner

    July 24, 2025

    Cili është sekreti për të jetuar në qytetet më të mira të botës?

    July 24, 2025

    🌀 Generata Z dhe Kultura e “Unë Dua Gjithçka, Tani”

    July 24, 2025

    Si të Ndërtosh një Mëngjes pa Ankth në 10 Minuta

    July 24, 2025

    Horoskopi i Përgjithshëm – 24 Korrik 2025

    July 24, 2025

    Minimalizmi i Ri: Të Kesh Më Pak, për të Jetuar Më Mirë

    July 23, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    🌀 Generata Z dhe Kultura e “Unë Dua Gjithçka, Tani”

    July 24, 2025

    Si të Ndërtosh një Mëngjes pa Ankth në 10 Minuta

    July 24, 2025

    Horoskopi i Përgjithshëm – 24 Korrik 2025

    July 24, 2025

    Pse Të Rinjtë Po Zgjedhin të Mos Blejnë Shtëpi?

    July 23, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.