Të paktën 15 persona u vranë në një sulm vetëvrasës në një kishë në Damask, thanë dy burime sigurie për Reuters, ndërsa një vlerësim fillestar nga Ministria Siriane e Shëndetësisë e çoi numrin e të plagosurve në 13. Ndërkohë burime të tjera raportojnë për 25 viktima dhe 80 të plagosur.
Ministria e Brendshme Siriane njoftoi se kamikazi që hodhi veten në erë në një kishë në Damask ishte anëtar i organizatës Shteti Islamik.
Dëshmitarët okularë flasin për një autor (dhe ndoshta një person të dytë) i cili filloi të qëllonte pa dallim para se të shpërthente bomba.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA konfirmon sulmin ndaj kishës dhe se pati “shumë viktima”.
Nga ana e saj, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se viktimat ishin civilë dhe se incidenti është nën hetim.
Më herët, televizioni shtetëror sirian raportoi se një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në Kishën e Profetit Elia në lagjen Dweila të Damaskut.
