Close Menu
    Të fundit

    Gratë me të ardhura më të larta se burrat kanë më shumë gjasa të nisin ndarjen

    August 21, 2025

    5 arsye pse duhet të konsumoni më shpesh ananas

    August 21, 2025

    Shqipëria renditet ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për situatën ekonomike

    August 21, 2025

    Niveli i stresit bie ndjeshëm pas vetëm 10 minutash masazh nga partneri

    August 20, 2025

    Shqipëria e prekur nga zjarret: Qeveria garanton kompensimin e dëmeve

    August 20, 2025

    Sondazh i ri: Të kesh miq kushton rreth 250 dollarë në muaj

    August 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës: Si nisi të festohet?
    Aktualitet

    Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës: Si nisi të festohet?

    April 22, 20242 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës në më shumë se 193 vende.

    Në Ditën e Tokës 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.

    Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-s në San Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që së pari herë do të festohet më 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore. Kjo ditë e natyrës u sanksionua më vonë në një shpallje të shkruar nga McConnell dhe e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm U Thant në Kombet e Bashkuara. Një muaj më vonë një Senator i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson propozoi idenë për të organizuar një mësim mbarëkombëtar mbi mjedisin më 22 prill 1970. Ai angazhoi një aktivist të ri, Denis Hayes, që të ishte Koordinatori Kombëtar për çështjen në fjalë. Nelson dhe Hayes e riemërtuan ngjarjen “Dita e Tokës”. Nelsonit më vonë iu dha çmimi Medalja Presidenciale e Lirisë në njohje kontributit dhe punës së tij. Dita e parë e Tokës u përqëndrua në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, Denis Hayes, koordinatori kombëtar i vitit 1970, e mori mbi vete organizimin e ngjarjes ndërkombëtare në 141 vende.

    FaberMedia

    Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota.


    Burimi i fotos: Photo by Amy Shamblen on Unsplash

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi ditor 22 Prill nga Paolo Fox
    Next Article 50-vjetori i Victorias riktheu këngën ‘Stop’ nga Spice Girls

    Të ngjashme

    Shqipëria e prekur nga zjarret: Qeveria garanton kompensimin e dëmeve

    August 20, 2025

    Tendencat e marketingut dixhital për vitin 2025

    August 1, 2025

    🌍 Pse të rinjtë po largohen nga vendet e tyre?

    August 1, 2025

    Roli i gruas në shoqëritë moderne: Progres apo stagnim?

    August 1, 2025

    Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”…

    July 31, 2025

    Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

    July 30, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025

    Si do ishte Instagram-i nëse tregonte jetën e vërtetë?

    August 4, 2025

    🌟 Horoskopi i Ditës – 4 Gusht 2025

    August 4, 2025

    Luana Vjollca – “It Girl” që po shkruan rregullat e reja të modës shqiptare me “Lulu by Luana”

    August 4, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.