Close Menu
    Të fundit

    Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

    May 15, 2025

    Redoni feston ditëlindjen, kështu e uron Gili

    May 15, 2025

    Sellma Kasumoviq feston ditëlindjen, koha ka ndaluar për makeup artisten e famshme

    May 15, 2025

    Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

    May 15, 2025

    Sokol Balla ka nje mesazh per Berishen

    May 14, 2025

    Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

    May 14, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Lifestyle»Si të krijoni një lidhje të veçantë me fëmijën ,në vetëm tre minuta
    Lifestyle

    Si të krijoni një lidhje të veçantë me fëmijën ,në vetëm tre minuta

    April 21, 20253 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Young family with little son together on grey background
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Thelbi i saj është që çdo takim i parë me fëmijën gjatë ditës – pas një ndarjeje të shkurtër ose të gjatë – të shfrytëzohet maksimalisht duke i kushtuar fëmijës 3 minuta vëmendje të pandarë dhe të sinqertë

    Është veçse një magji e vogël e përditshmërisë që mund të bëj një ndryshim të rëndësishëm dhe një efekt të mrekullueshëm në raport me fëmijët tanë.

    FaberMedia

    Sekreti është fare i thjeshtë: Sa herë ne i shohim fëmijët tanë, që mund të jetë pas daljes tonë nga puna, kur ata kthehen nga shkolla, kopshti etj, i përkushtohemi atyre 3 minutat e para.

    Janë vetëm 180 sekonda! Por kujdes! Duhet të jenë 3 minuta të vërtetë ku nuk na shpërqendron asgjë tjetër që na rrethon, asnjë vështrim telefonit, asnjë bisedë me dikë rreth nesh…asgjë!

    Një përqafim i fort, një shikim i sinqertë, pyetje që tregojnë vëmendje, interes të tipit; ‘Më trego pak, si shkoi dita jote sot?’ Ku në shumicën e rasteve e njohim përgjigjen… Në ato tre minuta ndodh diçka speciale: krijohet një lidhje, një urë midis botës sonë prej të rrituri, që është gjithmonë në vrapim dhe të asaj bote të mbushur plot me aventura, të panjohura, emocionesh dhe misteresh të padukshme…

    Pse është e rëndësishme kjo qasje?

    Fëmijët ndihen të vlerësuar dhe të sigurt. Këto momente tregojnë se fëmija është i rëndësishëm dhe i parë me sy të dashur.

    Përforcon lidhjen emocionale. Krijohet një “urë” e fortë komunikimi mes botës së fëmijës dhe prindit.

    Ndihmon në zhvillimin e vetëbesimit. Fëmija që ndihet i dëgjuar zhvillon ndjenjën e vetëvlerësimit.

    Parandalon sjelljet e padëshiruara. Fëmijët që marrin vëmendje pozitive nuk kanë nevojë të kërkojnë vëmendje në mënyra negative.

    Janë 3 minuta që nuk do të peshojnë listën tonë të pafundme të gjërave që duhen bërë por që kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të krijuar një lidhje të pashlyeshme me fëmijët tanë.

    Gëzimi për t’u përqafuar pas një dite të gjatë e të lodhshme, një puthje në ballë pas një nate me frikërat e ëndrrat fëminore duke ngrënë mëngjesin së bashku…vetëm 3 minuta për të ndalur kohën dhe për tu kujtuar sesa vlerë ka dhe se sa bukur është të rigjejmë njëri-tjetrin e të mos i shmangim momentet e vogla të të qenit bashkë.

    Pse funksionon kjo metodë kaq mirë?

    Në psikologjinë e fëmijës, momentet e para pas ribashkimit kanë një peshë të madhe emocionale. Ato ndihmojnë fëmijën të ndjejë siguri, dashuri dhe stabilitet emocional. Në një botë ku ritmi është i shpejtë dhe vëmendja gjithmonë e shpërndarë, këto 3 minuta janë një investim i vogël me vlerë të jashtëzakonshme.

    Kjo metodë e thjeshtë dhe efektive që synon krijimin dhe forcimin e lidhjes emocionale mes prindit dhe fëmijës, edhe pse fare pak – duhet të ndodhë çdo ditë, gjithmonë! 

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleDrake paditi kompaninë diskografike UMG për performancën e Lamar në Super Bowl
    Next Article Horoskopi ditor, e Martë 22 Prill 2025

    Të ngjashme

    Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

    May 15, 2025

    Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

    May 14, 2025

    Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

    May 13, 2025

    Horoskopi ditor, e hënë 12 maj 2025

    May 12, 2025

    Thithja e gishtit… A duhet të ndërhyjmë?

    May 10, 2025

    Kafeja i dhuron bukuri fytyrës, trupit dhe flokëve tuaj

    May 10, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    “Salihi x Ferizi” ,PINT sjell albumin që do ndezë verën 2025

    May 13, 2025

    Foto/Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papes

    April 26, 2025

    Deklarata tronditëse e Andreas për vajzën e tij ka shokuar rrjetin

    April 25, 2025

    Kush ia theu zemrën Rita Orës, plagët i bën publike

    April 24, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.