Dua Lipa u shfaq në kopertinën e revistës TIME si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Në një intervistë, ajo ndau mendimet e saj për manifestimin e ëndrrave dhe krenarinë për Kosovën.
Që në fëmijëri, Dua ka shënuar aspiratat dhe ëndrrat për veten e saj. “Kam pasur gjithmonë një plan, edhe pse ka pasur surpriza në rrugën time. Por unë e vlerësoj këtë moment, ndërsa mbaj një objektiv afatgjatë.”
Manifestimi është një pjesë e rëndësishme e jetës së Dua Lipës. “Unë besoj fort në fuqinë e mendjes. Në mënyrë të pavetëdijshme, ne punojmë për të dhe asgjë nuk është shumë e madhe.”
E lindur në Londër në 1995, Dua ka shumë krenari për origjinen e saj nga Kosova. “Jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jem kosovare është shumë e rëndësishme për mua, dhe marrja e nënshtetësisë shqiptare ishte një moment emocionues.”
Ajo insiston që Kosova është më shumë se një vend që ka përjetuar luftë. “Kur organizojmë festivalin në Prishtinë, ne sjellim njerëz nga e gjithë bota, dhe ata shohin një realitet tjetër.”
Dua shpreh kënaqësinë që i ka arritur frytet e punës së saj. “Kjo më jep mundësinë për të shprehur shumë anë të jetës sime. Kënaqësia më e madhe është të jem në gjendje ti tregoj botës se kush jam.”