Eshte folur shpesh per çiftet, ndarjet dhe sezonin e pushimeve. Duket sikur keto tri gjera janë më të lidhura mes tyre sesa mund të duket ne pamje te pare. A ndikon vera me atmosferen e saj te lehtesuar ne vendimet qe marrim? Apo ndoshta eshtë deshira per aventura, emocione të reja dhe eksplorim ne marrëdhënie qe na shtyn te rishikojmë gjithçka?
Cfarë thonë statistikat per ndarjet gjate pushimeve?
Sipas një ankete nga VacationRenter, rreth 17% e çifteve kane nderprerë udhëtimin para kohe per shkak të konflikteve. Dhe ka më shume: 1 në 5 çifte pranuan se pushimet e perbashkëta çuan në ndarjen e tyre. Me fjalë të tjera, nëse nuk do të kishin udhetuar bashke, ndoshta do te kishin vazhduar lidhjen.
Por ajo qe bie me shume ne sy eshte kjo: çiftet që planifikuan nje “arratisje romantike” kishin gati 8 here me shume gjasa te ndaheshin gjatë pushimit, krahasuar me ata qe vendosën për një udhëtim me spontan.
Çfarë na mesojne keto te dhena?
Mesazhi nuk eshte qe duhet te shmangim pushimet me partnerin. Perkundrazi, ato janë një test real i harmonisë në çift.
Gjate kohes se perbashket, kur ndahen rutina, gjumi, aktivitetet dhe vendimet, zbulohet nëse dy njerëz vërtet perputhen apo JO.
Pushimet, sidomos ato verore, jane nje pasqyr e qarte e marrëdhënies: nëse jeni mirë bashkë, do ta shijoni më shumë.
Nese jo, mund te jete nje alarm i hershem qe s’mund te injorohet.