Këngëtari Shpat Kasapi, gjatë një interviste të fundit, ka bërë deklarata shokuese për publikun. Ai ka pranuar se ka përdorur dhunë ndaj ish-të dashurës së tij dhe ka ndarë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje. Kasapi ka rrëfyer se në moshën 25-26 vjeçare u përfshi në sjellje të dhunshme, për shkak të nivelit të lartë të xhelozisë.
Ronaldo: Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën.
Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.
Ronaldo: Ka qenë një titull fake?
Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.
Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?
Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.
Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.
Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=Vl92Cd1INlQ
Burimi i fotos: