Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të fansave. Sara, ish-Missi dhe këngëtari, do të bëhen prindër për herë të parë dhe ndjekësit ishin kuriozë rreth foshnjës së tyre. Kur u pyet për datën e lindjes, ajo tregoi se foshnja pritet të vijë në jetë në mes të dhjetorit dhe shtoi me humor se po presin një “shigjetar të çmendur.”
Një fans tjetër e pyeti nëse do t’i vendosnin foshnjës një emër mysliman apo të krishterë, të cilën Sara e injoroi duke thënë: “Seriozisht e keni.” Sa i përket gjinisë së foshnjës, Sara tha se ende nuk i kanë marrë rezultatet e testit, por premtoi se do ta ndajnë me ndjekësit përmes një videoje kur të jetë gati.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/saragjordeni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7mquvfIty2/?img_index=1