Pritjes i erdhi fundi. Sara dhe Bardhi sapo janë bërë prindër për herë të parë. Dashuria që nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip tashmë është kurorëzuar me ardhjen e një bebusheje dhe ajo quhet Nea.
Ka qenë vetë Sara e cila në “Instagramin” e saj ka postuar një foto ku këngëtari shihet me bebushen e porsalindur në krah.
“Na e mbushe jetën mua dhe babit sot Nea jone!!”, shkruan Sara, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e saj.