Moderatorja e mirënjohur Roza Lati ka qënë dje e ftuar në Për’puthen në pozicionin e opinionistes. Ajo njihet për natyrën e drejtpërdrejtë dhe për të shprehurit pa rezerva.
Një histori e njërës prej konkurenteve në sallë, në lidhje me një partner të dhunshëm, është bërë shkaku që Roza për herë të parë të rrëfente historinë e saj të dhimbshme në media.
Babai i Rozës, ka qënë i sëmurë nga një tumor në tru, gjë që e bënte atë të dhunshëm kundrejt vet Rozës dhe nënës së saj.
Ky ishte një rrëfim i saj në formë të një mesazhi sensibilizues për vajzat dhe gratë që qëndrojnë në një marrëdhënie me partner dhunues.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrVzrJHIkL5/