Close Menu
    Të fundit

    💸 Kriptovalutat: Investim i zgjuar apo rrezik i lartë?

    July 11, 2025

    Si po ndikojnë rrjetet sociale në marrëdhëniet njerëzore?

    July 11, 2025

    10 Aplikacionet që po përshkallëzojnë vitin 2025

    July 11, 2025

    Horoskopi për sot

    July 11, 2025

    🧠 “Dopamina Detox”: Çfarë është dhe pse po e provojnë të gjithë?

    July 10, 2025

    😊✨ Çfarë tregojnë zgjedhjet tona të emoji-ve për personalitetin tonë?

    July 10, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Rekorde alarmante të të nxehtit në Spanjë /Vala përfshin gjithë Evropën
    Aktualitet

    Rekorde alarmante të të nxehtit në Spanjë /Vala përfshin gjithë Evropën

    July 2, 20252 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    A selective focus shot of a thermometer in the beach sand with a blurred background
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Vala e të nxehtit po përhapet me intensitet të lartë në Evropë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për shëndetin publik. Rekordin e temperaturave e mban Spanja, ku në Barcelonë janë regjistruar temperatura deri në 45 gradë Celsius. Në Paris, Tour Eiffel u mbyll dje për të garantuar sigurinë e turistëve, për shkak të temperaturave shumë të larta.

    Në Itali po ndërmerren masa për mbrojtjen e punëtorëve që janë të detyruar të punojnë jashtë në kushtet e temperaturave ekstreme. Deri tani, 13 rajone kanë miratuar urdhrin që ndalon punën në ambient të hapur gjatë orëve më të nxehta të ditës.

    Firence mban rekordin në Itali me shtatë alarme të kuqe për valët e nxehtësisë që kanë nisur që nga 12 qershori. Ky fenomen përfshin periudha të gjata me temperatura shumë të larta, lagështi të lartë, rrezatim intensiv diellor dhe mungesë të ventilimit. Gjatë dy ditëve të fundit, termometri në Firence ka shënuar deri në 40.5 gradë Celsius.

    FaberMedia

    Situata më kritike është në Spanjë, ku në muajin qershor kanë humbur jetën 43 persona për shkak të nxehtësisë, shifra më e lartë që prej vitit 2022. Vdekjet u regjistruan kryesisht mes 22 dhe 30 qershorit, në kulmin e temperaturave. Nga viktimat, 22 ishin gra dhe 21 burra, shumica mbi 65 vjeç, ndërsa vetëm një vdekje ndodhi në grupmoshën 45-65 vjeç. Në rajonin e Katalonjës u regjistruan më së shumti viktima, ndjekur nga Galicia me 77 të vdekur, Andaluzia me 48 dhe Madridi me 52.

    Edhe Franca përballet me situatë të rëndë. Aktualisht, në katër departamente është ende në fuqi alarmi i kuq për nxehtësinë, ndërsa në 55 departamente ka alarm të portokalltë, sipas të dhënave të fundit të Météo France. Për rajonin e Parisit, niveli i alarmit është portokall.

    Në Itali dhe në vendet e tjera, ndërprerjet e energjisë elektrike po shtohen, duke krijuar vështirësi jo vetëm për familjet, por edhe për sektorin e gastronomisë dhe bizneset e tjera.

    Parashikimet për ditën e sotme njoftojnë një mot jashtëzakonisht të nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 37-40 gradë në shumë rajone. Disa stuhi të shkurtra priten në zonat malore të Alpeve dhe më pas mund të shtrihen në pjesën veriore të fushave, veçanërisht në veri-perëndim. Nuk përjashtohen edhe reshjet e breshrit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous Article🔮 Horoskopi për Sot – 2 Korrik 2025
    Next Article 🔄 Si të Bësh një “Reset Day” në Shtëpi – Dita që i jep trupit dhe mendjes rifillimin që meriton

    Të ngjashme

    💸 Kriptovalutat: Investim i zgjuar apo rrezik i lartë?

    July 11, 2025

    “Soft skills” vs. “Hard skills” – Cilat po kërkohen më shumë në 2025?

    July 10, 2025

    Trafik prostitucioni në Tiranë, goditet rrjeti me vajza nga Kolumbia e Panamaja

    July 9, 2025

    Italia drejt miratimit të kastrimit kimik për përdhunuesit dhe abuzuesit seksualë të fëmijëve

    July 8, 2025

    Tragjedi në Shkodër: kapiteni përpiqet të shpëtojë dy turistë, mbytet vete

    July 8, 2025

    Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit

    July 8, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Si po ndikojnë rrjetet sociale në marrëdhëniet njerëzore?

    July 11, 2025

    Horoskopi për sot

    July 11, 2025

    🧠 “Dopamina Detox”: Çfarë është dhe pse po e provojnë të gjithë?

    July 10, 2025

    😊✨ Çfarë tregojnë zgjedhjet tona të emoji-ve për personalitetin tonë?

    July 10, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.