Gazeta e njohur CNN ka shkruar për Piramidën e Tiranës, në të cilën ata e cilësojnë si një projekt verbues arkitekturor.
Në artikullin e postuar nga faqja zyrtare e CNN, shkruhet: “Në qendër të qytetit të Tiranës, Shqipëri, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse. E riimagjinuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s, ndër të tjera) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta. . Është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest e ka cilësuar si më spektakolarët e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW”.
Burimi i artikullit: https://edition.cnn.com/2024/01/11/style/best-new-architecture-2024-ad-wow-list/index.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CyoUQEPtFUd/?img_index=7