Plarent Ndreca ka kryer betimin në seancën e parë plenare për vitin 2024, duke filluar kështu një kapitull të ri në karrierën e tij politike.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, deputeti i ri shprehet se është privilegj dhe përgjegjësi e madhe të jesh pjesë e një besimi të dhënë nga shumica, duke e pasuar me falenderime për Partinë Socialiste, Kryeministrin Edi Ramën dhe qytetarët e Tiranës për besimin.
Preca bën thirrje për një punë të palodhur. Ai thekson se nuk do të kurseje përpjekjet për të forcuar dhe ndihmuar në zhvillimin e vendit drejt një të ardhmeje të ndritur dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Privilegj dhe pergjegjesi e madhe besimi i dhene nga Partia Socialiste, Kryeministri Edi Rama dhe qytetarët e Tiranës te kryeja betimin në seancen e pare plenare për vitin 2024 si deputet i Kuvendit. Duke i lene me shume hapesire punes ne vijim, ku nuk do te rend, per te forcuar perpjekjet e te qenit pjese e nje mazhorance që çon perpara përpjekjet per progres, per shtet te se drejtes dhe objektiv madhor anëtaresimin në Bashkimin Evropian. Falenderim nga zemra për 4008 votuesit e Tiranës që më besuan voten e tyre, familjaret, miqte dhe bashkepunëtoret politik në Lagjen 14 dhe te Njësise Kashar në Tiranë. Faleminderit!” – u shpreh z. Ndreca.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/C2IjFbzNeX3/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C2IjFbzNeX3/?img_index=1