Nje ngjarje tragjike ka ndodhur ne Uashington, DC, pasi nje avion pasagjeresh i American Airlines me 64 persona u rrezua ne lumin Potomac, pas nje perplasjeje me nje helikopter ushtarak Black Hawk gjate nje stervitjeje.
Avioni, i cili ishte ne rugen e tij per te ateruar ne Aeroportin Kombetar te Reganit pas nje fluturimi nga Kansas, kishte 60 pasagjere dhe 4 anëtare te ekuipazhit ne bord. Helikopteri ushtarak, i cili mbante tre ushtare, ishte ne nje “fluturim stervitor”. Aktualisht, statusi i ushtarëve eshte i paqarte.
Policia e Uashingtonit njoftoi se nuk kishte informacion te konfirmuar per viktima, por nje operacion masiv kerkimi dhe shpëtimi ishte ne zhvillim, me zyrtaret që po kerkonin trupa te mundshme nga uji i ftohte i lumit.
Deshmitaret kanë pershkruar nje pamje dramatike te perplasjes, duke thine se pas shpërthimit, nje “lume
shkendijash” shpertheu nga avioni, duke lene nje shenje te tmerrshme ne qiell.
Ky incident ka shkaktuar nje reagim te madh emergient dhe ka ndaluar te gjitha fluturimet ne zonen perreth. Ende nuk ka te dhena te plota per viktimat, por autoritetet jane duke hetuar ngjarjen dhe po zhillone kerkime intensive ne zone.