Papa Françesku mund të dalë nga spitali i Romës “në ditët në vijim” pasi u shtrua me një sëmundje respiratore.
Papa ka parë një “përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij” pasi mori antibiotikë për një infeksion të bronkitit, tha Vatikani. Papa e kaloi pasditen “duke iu përkushtuar pushimit, lutjes dhe pak punës”.
Ai u shtrua të mërkurën në spitalin Gemelli, për siç u tha fillimisht një kontroll të planifikuar. Atje ai u diagnostikua me bronkit dhe iu dha një infuzion antibiotik, deklaratë nga Vatikani.
“Bazuar në përparimin e pritur të shëndetit të tij, Ati i Shenjtë mund të dalë në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e Vatikanit. Më herët të enjten, zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se 86-vjeçari “se Papa ishte në gjëndje të mirë gjatë ditës”.
Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, me shumë ngjarje dhe shërbime të planifikuara përpara fundjavës së Pashkëve. Mesha e të Dielës së Palmës zhvillohet këtë fundjavë, me javën e ardhshme festimet e Javës së Shenjtë dhe të Pashkëve.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi se infermierët ishin optimistë se ai do të dilte nga spitali në kohë për të Dielën e Palmës.
Burimi i artikullit: https://www.bbc.com/news/world-65131783
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmFLKMwrSVr/